• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja përplaset me Nokën: Berishën do e lajmërojmë 10 ditë para kur ta arrestojmë, për shkak të moshës!

by A R
08/06/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me debate të ashpra ka vijuar seanca plenare e kësaj të enjte mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit të PD Flamur Noka.

Noka akuzoi Edi Ramën dhe ministrin Ulsi Manja se kanë shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit që t’i votojnë. Po ashtu tha se krimet elektorale nuk do të harrohen dhe paralajmëroi Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që të bëjë kujdes nga shitja. Një koment e pati edhe për arrestimin e Vangjush Dakos.

“E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalitet te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma. Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja”, tha Noka.

Një përgjigje ndaj tij e kishte Ulsi Manja duke i thënë se të shkojë të bëjë kallëzim para organeve të drejtësisë për çdo akuzë që ka. Manja tha se të mos shqetësohet për Dakon se Sali Berishën do e njoftojë 10 ditë para nëse SPAK vendos urdhër arrest ndaj tij.

“Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Për shkak të moshës së thyer do i them 10 ditë fare, do e konsumoj dhe një herë atë vepër penale… Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para.

Për ju, vjedhje votash dhe krim elektoral ka patur vetëm atje ku ka fituar PS. Flamur humbe këtë radhë se s’ju duan qytetarët, nuk është faji im ky. Keni qenë dhe ju dikur si ish ministër dhe jemi si nata me ditën unë me ty tek raporti me ligjin e drejtësinë”, tha Manja.

/a.r

Next Post
Votimi në Kuvend/ Miratohen ndryshimet në 3 projektligje

Votimi në Kuvend/ Miratohen ndryshimet në 3 projektligje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com