• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

by E S
18/04/2026 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e cila shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla e ka cilësuar vendimin një lajthitje dhe ka deklaruar se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit.

Sipas Ballës, masat disiplinore janë të rregullta dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa çështje të tilla duhet të trajtohen vetëm nga organet parlamentare.

Ai theksoi se parimi i vetë-rregullimit parlamentar, i njohur si “autodichia”, i jep institucionit të drejtën të trajtojë vetë çështjet disiplinore të anëtarëve të tij.

Balla shtoi se praktika e ndjekur nga parlamentet evropiane, përfshirë ato të Italisë dhe Francës, e konfirmon këtë qasje, ku vendimmarrja për masat ndaj deputetëve mbetet ekskluzivisht brenda institucioneve ligjvënëse dhe nuk kalon në gjykata.

Sipas Ballës, standardet e drejtësisë duhet të jenë të njëjta edhe për të gjithë qytetarët dhe vendimet të jepen po kaq shpejt edhe për hallet e tyre.

Video-mesazhi i plotë i Ballës

Gjykata Administrative (shkalla e parë) paska shqyrtuar dhe madje marrë vendim për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD, të cilët si sot katër muaj më parë hodhën flakadanë dhe bllokuan punën e Kuvendit me dhunë. Së pari përgëzime gjyqtarit, apo gjyqtares, që e paska kryer kaq shpejt këtë proces. Uroj të jepen vendimet kaq shpejt edhe për ankesat e qytetarëve të thjeshtë, për halle të vërteta. Sepse të mbarosh një shkallë gjyqësori në Shqipëri për kaq pak ditë qenka një rekord. Por thelbi i çështjes është një lajthitje në objekt për këdo që mund ta ketë dhënë këtë vendim. Ndoshta gjyqtari apo gjyqtarja nuk e di se Gjykata e Lartë e Republikës sonë e ka konsoliduar praktikën në një rast të mëparshëm duke sanksionuar mos kalimin gardhin e gjyqësorit tek fusha e legjislativit për këto masat disiplinore.

Dihet botërisht se gjykatat nuk kanë juridiksion të gjykojnë këto lloj masash disiplinore, sepse këto janë akte të parlamentit dhe nuk mund t’i nënshtrohen vlerësimit nga pushteti gjyqësor.

Përveç se në rastin kur vetë ligji i posaçëm për statusin e deputetit apo Rregullorja e Kuvendit do ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi. As ligji dhe as Rregullorja nuk e përcakton këtë mundësi. Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë, apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.

Në parlamentin italian, për shembull, “procedimi disiplinor ndaj senatorëve dhe deputetëve normohet nga rregulloret e brendshme të secilës dhomë, me qëllim zhvillimin korrekt të punimeve parlamentare dhe dinjitetin e institucionit”. Organi kompetent për gjykim është brenda dhomës përkatëse. Dhe aty mbyllet procedura. Nuk ka Gjykatë ku mund të apelohet. Edhe në çdo parlament tjetër është e njëjta praktikë. Edhe Franca gjithashtu. Gjykatat, qoftë në Francë dhe në Itali (gjykatat e larta administrative në këto vende) kanë përcaktuar se gjykatat nuk mundet të shqyrtojnë këto lloj çështjesh, sepse janë kompetencë ekskluzive e asamblesë apo parlamentit. Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 19 prill 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In