• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

by E S
18/04/2026 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar, më 17 prill, nga Partia Demokratike në Tiranë, janë arrestuar në flagrancë 11 persona dhe janë proceduar penalisht 15 të tjerë, pas incidenteve të dhunshme.

Sipas njoftimit zyrtar, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit publik. Si pasojë, 5 efektivë policie janë plagosur dhe kanë marrë mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë tubimit, ndërsa në procedim është përfshirë edhe një deputet i dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullim të paligjshëm. Fjala është për deputetin Klevis Balliu, ndërkohë që po procedohet penalisht edhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, i cili mbeti i lënduar pas përplasjes me uniformat blu.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në kuadër të hetimeve, janë identifikuar dhe arrestuar disa persona të përfshirë në aktet e dhunës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale si “goditje për shkak të detyrës”, “prishje të qetësisë publike”, “shkatërrim prone me zjarr” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

11 persona të arrestuar në flagrancë:

K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe disa shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe dy të mitur, për “prishje të qetësisë publike”.

Të proceduarit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç.

Policia bën të ditur se gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 45 molotovë, të cilët dyshohet se ishin përgatitur për t’u përdorur gjatë protestës.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Next Post
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In