• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

by A R
19/02/2026 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe një prej deputetëve propozues për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 242, Ulsi Manja, ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendit se ndryshimet e propozuara nuk kanë për qëllim krijimin e imunitetit të ri për ministrat apo zyrtarët e tjerë të lartë, por synojnë thjesht një rregullim procedural dhe forcimin e balancimit të pushteteve.

“Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata, në rastin e regjimit të imuniteteve i cili duhet të jetë i ngushtë, i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutë bërësit në reformën e 2012 për zvogëlimin e imunitetit kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuar shprehimisht në nenin  73 pika 2 të saj. Pra regjimi i imuniteteve është rregulluar në nenin 73 pika 2 të Kushtetutës.

Në këtë dispozitë, nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra.

Sipas nenit 242 të Kodit të procedurës penale ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”, theksoi Manja.

Ai shtoi se neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në formën aktuale, mund të pengojë ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe të ndërhyjë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, çka është pranuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Manja theksoi se propozimi i ri nuk shton imunitet të ri, por synon vetëm të balancojë pushtetet dhe të rregullojë mekanizmat procedurale. Ai shtoi se nisma e propozuar do të diskutohet në debat kushtetues dhe juridik, duke iu përgjigjur opozitarëve që pretendojnë se ndryshimet krijojnë një “imunitet iluziv”.

“Kur të vijë këtu nisma, ta bëjmë debatit kushtetues dhe juridik jemi gati t’ju përgjigjemi ju që pretendoni se propozimi ynë është imunitet iluziv.

Ju po parashikoni te neni 242një imunitet që se jep Kushtetuta. Jo mo jo, nuk shtrohet çështje imuniteti, është rregullim procedural dhe jo zgjerim imuniteti kushtetues e as imunitet i ri”, përfundoi Manja.

Next Post
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi - Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In