• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll/ Votuan në emër të shoqatës së Klubit, nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e skuadrës së Erzenit

by Java News
20/01/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i shoqatës KF Erzeni dhe anëtari i saj janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në mbledhje në emër të shoqatës së klubit pa lejen e drejtuesve të Bashkisë së Shijakut. Blutë bëjnë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Fundim Dollaku dhe Marius Shahini

Çfarë ka ndodhur

Marjus Shahini dhe Fundim Dollaku përfaqësuan shoqatën Erzeni pa lejen e drejtuesve të Bashkisë Shijak. Dollaku votoi në Asamblenë e Shoqatës së Durrësit në vend të Altion Keçit, i deleguari i Bashkisë Shijak. Report Tv zotëroi dokumentin që faktonte që në emër të bashkisë do votonte i përzgjedhuri Altion Keçi, që është drejtor i klubit shumësportësh të Erzenit dhe i mandatuar nga kryebashkiaku Elton Arbana. Por çështja përfundoi deri në dyert e prokurorisë, pasi Altion Keçi bëri kallëzim në organin e akuzës në Durrës për falsifikim dhe mashtrim ndaj Dollakut që u hoq si drejtor i klubit të Erzenit. Manipulimi nuk ishte i rastësishëm. Fundim Dollaku u zgjodh nga anëtarët e Shoqatës së Durrësit, si një nga 3 delegatët me të drejtë vote që kjo shoqatë ka për zgjedhjet në kreun e FSHF-së. Pra një manipulim që haptazi tregon se është bërë për të siguruar një votë më shumë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka që ashtu si shoqatat, nuk ka një datë të caktuar kur do mbahen.

g.kosovari

Next Post
Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë

Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

September 1, 2026
Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com