• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandia mbledh task-forcën për monitorimin e administratës: Ministritë të nxjerrin aktet nënligjore për VKM-në

by A R
05/06/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot u zhvillua mbledhja e parë e Task-Forcës (grupit ndërinstitucional) së ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”. Kjo Task-Forcë ka në përbërje të saj titullarë të ministrive të ndryshme si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, konkretisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, Komisioneri për Mbikëqyrjen e  Shërbimit Civil dhe Avokati i Popullit.

Qëllimi i ngritjes së kësaj Task-Force është marrja e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017, me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

Task-Forca do të mblidhet periodikisht dhe gjatë mbledhjeve të saj do të diskutohen çështje dhe problematika që lindin gjatë procesit zgjedhor. Lidhur me këto problematika Task-Forca pritet të miratojë masa dhe rekomandime të ndryshme të cilat do t’u dërgohen për ndjekje ministrive dhe organeve të tyre të varësisë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në kuadër të zbatimit të VKM-së më sipër ministritë dhe institucionet e tyre të varësisë ftohen të nxjerrin sa më shpejt aktet përkatëse nënligjorë. Gjithashtu, inkurajohen të ndjekin administrativisht pa vonesë çdo referim/kallëzim nga qytetarë apo punonjës ose zyrtarë të ndryshëm si dhe, sipas rastit të referojnë në prokurori rastet kur ka dyshime të arsyeshme për kryerje të veprave penale që kanë lidhje me zgjedhjet.

Sillet në vëmendje të nëpunësve civilë, në nivel qendror e vendor, se kanë të drejtën e pjesëmarrjes jashtë orarit zyrtar në veprimtari politike, por gjithmonë duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht. Gjithashtu punonjës të caktuar të administratës shtetërore si ushtarakët aktivë, punonjës të gardës, policisë, shërbimit informativ shtetëror dhe punonjës të tjerë, sipas rastit, kujtohen të respektojnë kuadrin ligjor që rregullon posaçërisht veprimtarinë e tyre.

Njëkohësisht kërkohet mirëkuptimi dhe ftohen institucionet e pavarura dhe personat e zgjedhur të marrin masa për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kryerjen e fushatës zgjedhore në përputhje me kuadrin ligjor e nënligjor. Njësitë e qeverisjes vendore ftohet të veprojnë në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe aktet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në rastet e përdorimit të materialeve propagandistike në kundërshtim me aktet në fjalë.

Gjithashtu, dëshirojmë të kujtojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë pune.

Së fundmi, inkurajohen titullarët e ministrive dhe institucioneve të varësisë të veprojnë në përputhje me rregullimet e VKM-së më sipër dhe më gjerë të kuadrit ligjor në fuqi dhe të pandikuar nga presione të çdo lloji, me qëllim kryerjen e zgjedhjeve lira, të ndershme dhe demokratike të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të pranohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Next Post
Rama: LSI e ka kthyer në ndërmarrje trafikun e votave

Rama: LSI e ka kthyer në ndërmarrje trafikun e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com