• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mandati i katërt jo vetëm një fitore politike”, Rama: Yllin e BE e kemi në dorë, të mos e lëshojmë

by B K
11/04/2025 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë e nisi me gratë e vajzat të cilat i ftoi që në fletën e votimit të votojnë numrin 5. Sipas tij jo më kot, por për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe që të gjithë shqiptarët të kenë pasaportën europiane që do u japë mundësi gjithë shqiptarëve të trajtohen njësoj.

Rama gjatë fjalës së tij nuk la pas batutat dhe as ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët nuk i cilësoi aspak seriozë.

“Si mundet që një njeri normal shqiptar, që ka minimumi respekt për veten e vet, sidoqoftë deri këtu. Si mund ta marrin seriozisht dhe t’i japin votën një force politike që e quan veten “Aleanca Madhështore” dhe pastaj slogani thotë për Peqinin, Mamurrasin madhështor. Këtë slogan e prodhon vetëm një çmendinë. Si mund të dalë njeriu të dielën, të vishet, rruhet, qethet, rregullohet, shkon atje dhe hedh votën në një kënetë madhështore. A i ka vërtet Shqipëria a ka kaq shumë budallenj. Nuk është thjesht një fitore aritmetike, por një fitore gjeopolitike e fitores së Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për votuesit e parë”, tha Rama.

Rama tha se tashmë PS nuk synon mandatin e katërt vetëm si një fitore numerike, por si një fitore gjeopolitike në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai shtoi se tani e kemi në dorë yllin e BE-së dhe nuk duhet ta lëmë të ikë.

“Për të hyrë në BE na duhet një mandat i katërt jo numerikisht, por që të jetë më i fortë se tre mandatet e mëparshëm. Ky është ylli jonë në BE sepse e kemi në dorë. Këtë yllin që na ka ardhur në dorë ne nuk do e kthejmë, por do e mbajmë fort dhe ta çojmë atje”, shtoi kryeministri.

Next Post
Partia Demokratike cakton zëdhënësin e fushatës

Partia Demokratike cakton zëdhënësin e fushatës

Comments 1

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    Ne dore ke vetem NOC RROKUN,ne lidhje me BE,tjerat jane rrena e mashtrime per te cilat je mjeshter i talentuar.Kushe ju voton ju,qe keni rrejte,mashtruar e vjedhur per 34 vjete rradhazi,voton per te keqen e tije te femijve tije.Large te keqes tuaj,qe nuke do sherohet,kurren e kurres.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com