• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu zbulon udhëzimin: Arsimtarët do paraqesin test çdo javë, mësim online për studentët që nuk kanë marrë doza

by Java News
24/09/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, ju ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID-19.

Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e çertifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nërpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë çertifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”, nënvizoi Manastirliu.

Alternativa e mungesës së çertifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar.

“Për arsimatarë të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, do të duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID-19 dhe kjo kërkesë do të jetë kërkesë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë më dije se interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga pesoneli arsimtarëve, e ka çuar në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me dy doza, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

“Në këto dy muaj kemi pasur një interes të shtuar sa i përket vaksinimit, edhe shihet që ka një interes të shtuar të studentëve. Përsa i përket arsimtarëve, janë mbi 80% e tyre që e kanë kryer dozën e parë të vaksinës, edhe mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina anti-COVID.

g.kosovari

Next Post
Temperatura të nxehta, IGJEUM paralajmëron se cilat qarqe janë në rrezik nga zjarret

EMRI/ Arrestohet “piromani” i rrezikshëm. Dyshohet si autor i katër zjarrvënieve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com