• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu inspekton punimet në Gostimë: Rindërtojmë 100 qendra shëndetësore në zemër të komunitetit

by Java News
06/09/2019 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra shëndetësore e Gostimës në bashkinë e Cërrikut, një prej qendrave më të mëdha në qarkun e Elbasanit po rindërtohet në kuadër  të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla inspektuan punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Gostimës.

“Kjo qendër shëndetësore ishte vërtet në kushte të degraduara dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme, ndaj jam shumë e kënaqur që më shumë se 12 mijë banorët e kësaj zone, shumë shpejt do ta marrin shërbimin shëndetësor në kushte dhe standard bashkëkohore”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal te rëndësia e programit të 300 qendrave shëndetësore, që po mbërrin në çdo komunitet.

“Është një punë që ka nisur për të transformuar portën e parë të kujdesit shëndetësor, që është mjeku i familjes, me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore këtë vit, jo vetëm në qytete por edhe në fshatrat më të thellë, në zemër të komunitetit dhe për të vijuar me 120 qendra të tjera vitin e ardhshëm, në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

“Falenderoj Ministren që i është përgjigjur kërkesës së banorëve dhe mendoj se po ecim shumë mirë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Besoj se sipas fjalës së dhënë, brenda mandatit do të rehabilitohen të gjithë qendrat e mëdha të qarkut të Elbasanit”, u shpreh z. Balla.

Në bashkinë e Cërrikut këtë vit përveç rikonstruksionit të qendrës shëndetësore Gostinë është duke u rikonstruktuar edhe ambulanca në fshatin Qyrkan. Ndërsa në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca që janë përfshirë në Programin Kombëtar të Rehabilitimit të qendrave shëndetësore në këto dy vite nga të cilat 7 kanë përfunduar në vitin 2018 dhe 9 përfundojnë brenda këtij viti. Në të gjithë vendin ka përfunduar rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe janë në proces 100 qendra të tjera dhe pika ambulancash, nga veriu në jug. /l.m

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In