• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Forcojmë mekanizmin e reagimit të institucioneve ndaj dhunës në familje

by Java News
03/11/2017 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale propozoi sot ndryshimet ligjore për forcimin e ligjit “Për masat ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”, në një takim të gjerë konsultativ, ku merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zv/Kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe dhe të shoqërisë civile.
Pse kjo nisëm:
“Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rregjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje. Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilëve gra, bashkëshorte, nëna….humbën jetën. Në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”, lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu.
Çfarë pritet të ndryshojë në ligj me këto propozime:
“Më lejoni të ndaj me ju historinë e një gruaje nga Bulqiza, historinë e Martës, 29 vjeçare, e cila u tërhoq nga kërkesa për urdhrin e mbrojtjes për shkak se nuk kishte mundësi të paguante ekspertët e thirrur nga gjykata! Ajo u tërhoq…Me ndryshimet që ne propozojmë, viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore dhe avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjithashtu, në ndryshimet ligjore që propozojmë është parashikuar qartësisht detyrimi i të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje, ndërsa shpenzimet e ekspertëve që thirren nga gjykata (psikolgë, mjekë ligjorë, etj) do të paguhen nga dhunuesi”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndryshimet ligjore parashikojnë afate të qarta proceduriale, duke filluar që nga regjistrimi i kërkesës e deri te ankimet për vendimet gjyqësore, me qëllim që sidomos urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes të dalin pa asnjë vonesë dhe të sigurojnë viktimën nga rreziku imediat. Pra, vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të jetë i formës së prerë dhe nuk do të ankimohet.
Një ndryshim tjetër i propozuar, lidhet me unifikimin e kohës së nisjes së procedurave në rastet e kërkesës për urdhër mbrojtjeje. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes jo më vonë se brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kërkesës.
“Me fokus tek më të pambrojturit, fëmijët, ndryshimet që ne propozojmë, janë ndryshime që përmirësojnë mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Dua të kujtoj këtu, rastin e Majlindës, një rast i bërë publik, që ju besoj e mbani mend, fëmijët e së cilës kishin asistuar në dhunën e vazhdueshme të të atit ndaj nënës së tyre, e megjithatë, gjykata vendosi kujdestarinë e fëmijëve tek dhunuesi! Raste të tilla nuk do të mund të ndodhin më! Ndryshimi në ligj që ne propozojmë, parashikon qartë se kujdestaria për fëmijët, edhe kur ata nuk kanë qenë objekt i drejtpërdrejtë i dhunës në familje, i kalon automatikisht viktimës të dhunës”, u shpreh Manastirliu.
Një tjetër ndryshim i propozuar lidhet me përcaktimin më të qartë të përgjegjësisë së zyrtarëve në çdo hallkë të zinxhirit të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.
Të gjitha institucionet përgjegjëse për masat në mbrojtje të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare, me qëllim që të rritet efketiviteti i zbatimit të ligjit, që do të propozohet për ndryshim, do të kenë masa administrative (gjoba që varjojnë nga 50-100 mijë lekë) për punonjësit që nuk kryejnë detyrën për pajisjen e viktimës me provat e nevojshme për marrjen e urdhrit të mbrojtjes.
Nën/Kryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi si dhe deputetet znj.Eglantina Gjermeni, znj. Klodiana Spahi dhe znj. Nora Malaj, e mbështetën nismën , duke kërkuar të dërgohen sa më parë në Kuvend këto ndryshime ligjore, për të garantuar mirëfunksionimin e mekanizmit të reagimit të institucioneve, përfshi edhe sistemin e drejtësisë, ndaj dhunës në familje. Ndryshimet ligjore janë hartuar me ekspertë të fushës dhe pas konsultimeve me të gjithë aktorët e interesit, do të shkojnë për miratim në Kuvend.
ma.me
Next Post
SHBA dërgon bombardues supersonikë në gadishullin korean

SHBA dërgon bombardues supersonikë në gadishullin korean

Comments 1

  1. Erjona says:
    9 years ago

    Po beni nje pune qe duhej te ishte bere me kohe dhe qe familjet shqipetare mos ta vuanin me kete fenomen. Ju lumte dhe ju uroj sa me shume sukse ne punet ne vazhdim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In