• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore në vend!

by
21/12/2022 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punësohen 190 mjekë familje në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.Gjatë një takimi të zhvilluar me mjekët e rinj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë fuqizimi i burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor publik me meritë dhe transparencë.

“Gjatë këtij viti, gjatë 2022-shit, nëpërmjet sistemeve të ngritura dhe të konsolidara tashmë, siç është portali ‘Mjekë për Shqipërinë’  kemi punësuar 335 mjekë, deri tani. 190 mjekë të përgjithshëm, të cilët jeni ju, tashmë të punësuar në të gjithë qendrat shëndetësore dhe ambulancat tona, për të ofruar shërbim dhe kujdes cilësor, për të gjithë qytetarët shqiptar. Procesi juaj i punësimit në sistemin shëndetësor publik është me të vërtetë një proces transparent. Por tani vazhdon sfida, sfida për t’u rritur dhe për të fuqizuar kapacitetet tuaja, sfida pë trajnimin dhe edukimin në vazhdim, sfida për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve në shumë aspekte”– tha Manastirliu.

Duke folur për investimet në infrastrukturë, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Pas rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, jemi duke përfunduar rindërtimin e 40 qendrave të tjera shëndetësore dhe ambulancave. Dhe për vitn 2023, janë 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të fillojnë rehabilitimin, në zona të thella apo qytete apo zona të cilat kanë perspektivë në raport edhe me turizmin dhe ku kërkohet një përmirësim edhe në infrastrukturën e kujdesit parësor, do të përfshihen në programin tonë të rehabilitimit dhe të rindërtimit të qendrave qendrave shëndetësore dhe ambulancave në fazën e dytë të këtij programi.  Dhe do të kemi të përfunduara në të gjithë vendin 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca”- tha Manastirliu.

Që prej fillimit të funksionimit të portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar  1026  mjekë, nga të cilët  335 gjatë këtij viti.  Ndërsa me portalin “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar këtë vit 900 infermierë.

/e.d

Next Post
Hetimet për privatizimin e “Partizanit”, dëshmon në SPAK, ish-drejtori i kompleksit, Isa Tare

Hetimet për privatizimin e “Partizanit”, dëshmon në SPAK, ish-drejtori i kompleksit, Isa Tare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

Temperaturat deri në 6 gradë mbi normalen! Flasin meteorologët, kur pritet kulmi i të nxehtit në Shqipëri?

June 24, 2026
Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

June 24, 2026
Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

June 24, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

June 24, 2026
“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

June 24, 2026
Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

June 24, 2026
“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

June 24, 2026
Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In