• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manastiri i 40 Shenjtorëve do të restaurohet pas 70 vitesh nga shkatërrimi i tij

by
13/06/2015 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Sarandës dhe ajo e Brindisit nënshkruan sot një protokoll bashkëpunimi për restaurimin e Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Monumenti i 40 shentorëve, prej më shumë se 70 vjetësh nga shkatërrimi i tij, si pasojë e bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pret që të rindërtohet e ringrihet siç ka qenë atëhere, edhe më katin e tij të mbidhedhëm, të rrafshuar gjatë bombardimit.

Pas vënies së gurit të parë ndërtues, pritet që puna të vijojë sipas projektit, me rindërtimin e pjesëve të tjera të Manastirit, deri në rikonstruktimin e plotë të tij.

Nënshkrimi i këtij protokolli i bë gjatë një aktiviteti promovues për asetin më të rëndësishëm historik të qytetit, organizuar nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa dhe deputetit i PS-së, Koço Kokëdhima.

Me këtë rast në Bashki, u pritur një delegacion nga Brindisi i Italisë, që kanë marrë përsipër realizimin e një projekti madhor për komunitetin tonë, atë të restaurimit të Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Delegacioni, ishte i kryesuar nga Antonio Ingroso, Përfaqësues Ligjor Ndërmarrjes “PROCESSI SPECIALI” dhe shoqërohej nga sipermares nitalianë dhe perfaqesues nga Rajoni Puglia-Bari.

Miqve nga Italia Kryetari Stefan Çipa u prezantoi Sarandën dhe vendin e veçantë që ka Manastiri i 40 shenjtorëve në asetet turistike të saj.

Mesdheu ka nevojë për bashkëpunime të reja dhe këto konkretizohen me investime reale, si ky që nisim sot me Manastririn e 40 Shenjtorëve, i cili është vetëm hapi i parë, u shpreh ndër të tjera zoti Ingroso.

Pas kësaj u nënshkruan dy protokolle, ai midis Bashkise Sarande dhe Bashkise Brindizi, nënshkruar respektivisht nga Stefan Çipa e Antonio Ingoiros dhe Protokolli i bashkëpunimit mes Ndërmrrjes Ingroso dhe Fondacionit Shqiptar për projektin e rikonstruksionit të Manastirit të 40 shenjtorëve të Sarandës.

Nënshkrimi i dy memorandumeve të bashkëpunimit u bë edhe në prani të Thodhori Bilushit, Konsull Nderi i Italisë në Gjirokastër, të deputetit Koço Kokëdhima dhe kandidates së ASHE për Kryetare të Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i këshillit Bashkiak të Sarandës, Krenar Islamaj, Agim Haxhiraj, drejtor I drejtorisë rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë dhe Agron Xoxa, përfaqësues i Fondacionit “Xoxa”.

Deputeti Kokëdhima tha se ka shumë projekte europiane për bashkëpunim mes një vendi si Shqipëria, kandidate për t’u anëtrësuar në BE.

Ai tha se kemi krijuar një rrjet insitucionesh që bashkëpunojnë me vendet e afërta me ne si Italia dhe Greqia.

Cipa dhe Ingroso iu përgjigjën interesimit të gazetarëve për investimin më të fundit.

Pas kësaj ata vunë gurin e parë simbolik në manastirin e 40 shenjtorëve dhe bënë vizita në katakombet e monumentit historik, që i ka dhënë emrin Sarandës.

Legjenda e Manastirit…

Sipas specialistëve, ky objekt ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë, të cilët i përkisnin legjionit 12-të Rrufeja.

Atyre u kishin vënë alternativën: o të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit.

Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por ata refuzuan dhe u dënuan me torture, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive. Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.

Manastiri duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. Në kishën ‘40 Shenjtorët’ faltoret e ndryshme nëntokësore zgjaten në një korridor oval dhe mendohet se ato duhet të kenë shërbyer si zëvendësuese individuale për vendet e shenjta, të cilat ndodheshin larg, përtej detit.

Shkatërrimi nga grekët dhe anglezët
Manastri i 40 Shenjtorëve ka qenë në këmbë deri në 1944, kur u bombardua nga armata angleze që ishte e pozicionuar midis Korfuzit dhe Sarandës. Anglezët mendonin se në manastir qëndronte një garnizon gjerman, kështu që e bombarduan manastirin nga flota e tyre ushtarake detare.
Para bombardimit, këto mure ishin 13 metra të larta, 5 metra nën tokë dhe 8 metra mbi tokë. Pjesa e mbitokës u shkatërrua krejtësisht gjatë sulmit të flotës angleze, ndërkohë që shtresa nëntokësore e këtyre mureve u dëmtua në vende të ndryshme.

Sipas arkeologëve, manastiri ka pasur dëmtime edhe në vitin 1878, koha para Kongresit të Berlinit, në prag të Lidhjes së Prizrenit, kur ushtria greke e hodhi në erë një një pjesë të nëntokës së Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Në këtë monument, gjatë Luftës II Botërore kanë qendruar edhe reparte të ndërlidhjes (Postës) dhe artiljerisë bregdetare italiane… Me kapitullimin e Italisë, personali u largua por një pjesë e tij u kapën rrobër dhe më pas u pushkatuan nga gjermanët.

Dishepujt dhe pikturat murale

Në dhomat e Manastirit janë zbuluar më parë edhe disa piktura murale. Një nga këto afreske i përket një dishepulli dhe konsiderohet ndër më të vjetrat e bizantit. Faltoret e ndryshme nëntokësore ndohen përgjatë një korridori oval dhe siç thamë më lart, ato duhet të kenë qenë funksionale për pelegrinët që ndaleshin në këtë manastir.

Për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë monument unikal, Manastiri i 40 Shenjtorëve ndodhet në kodrën përballe Kalasë së Lekurësit, vetëm 4 kilometra rrugë larg nga Saranda.

Next Post

Prostitucioni, Strauss - Kahn shpallet i pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët!

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët!

July 3, 2026
Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

July 3, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

July 3, 2026
Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

July 3, 2026
Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

July 3, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: 8.9 miliardë lekë më shumë për buxhetin e shëndetësisë. Investime për…

July 3, 2026
Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

July 3, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

July 3, 2026
‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

July 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës: Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In