Ka disa fëmijë të përkëdhelur nga fati që prindërit u blejnë çfarë të duan por ka edhe të tillë si Ashlynd Howell që duhet të bëjë vetë disa hapa për këtë detaj.
Ndërsa Bethany Howell po flinte, vajza e saj 6-vjeçare Ashlynd, i “rrëmbeu” celularin, përdori gishtin e saj për të çaktivizuar kodin dhe bëri blerje online.
Vogëlushja ka shpenzuar rreth 250 dollarë për të blerë dhuratat e saj të Krishtlindjes. Më vonë 6-vjeçarja u është shprehur prindërve se kishte bërë pazar.
Nëna ka treguar se vajza ishte shumë krenare për blerjet që kishte bërë. Fundja, kush ka nevojë për Babagjyshin e Vitit të Ri kur ke një celular dhe mamin që fle?
shqiptarja.com/d.i.