• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mallkim kinez në Tiranë: Jetoni në kohë interesante!

by Lorenc Vangjeli
21/02/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë filozofi kineze, por është e provuar nga njerëzia në të gjithë botën. Të jetosh në kohë interesante, në thelb është mallkim. E kundërta, lumturia që vjen në kohë të zajkonshme, është thjesht e mërzitshme. Eshtë monotone, pa vlerë e gogësitëse. Kësaj rradhe po e provon Tirana politike kohën interesante sepse po jeton në një kohë të pazakontë. Kurrë më parë, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, tre personazhet më të rëndësishëm politikë të vendit, nuk kanë qenë kaq afër njëri-tjetrit. Nëse Rama del në dritaren e zyrës për të parë se çfarë bën Basha, me siguri do të dëgjojë qartësisht se çfarë i thotë Basha Metës që ka dalë në dritaren e tij të zyrës për të parë Ramën që po sheh Bashën në protestë.

Eshtë gjithashtu e pazakontë që një parti si PD-ja të tejkalojë veten e saj në shumë kuptime. Ajo mundi të ngrihet mbi traditën e saj të dhunshme, që ka trembur jo pak qytetarët në Shqipëri, që ka shkaktuar jo pak drama dhe trauma në vend me mënyrën e saj arrogante të demonstrimit. Nga shkatërrimi i mureve dhe hakmarrja mbi xhamat komunistë të së shkuarës, tek grushti i shtetit i 98-ës me tanke të rrëmbyer nga garda dhe me televizion të grabitur nga protestuesit për llogari të politikës e deri tek mbytja e protestave të kundërshtarëve me gaz lotësjellës dhe ekzekutim të të  pafajshmëve në rrugë në 2011-ën, kjo është kurba penale dhe shpesh edhe kriminale në të cilën ka lëvizur deri më tani protesta blu.

PD-ja, edhe për shkak të rrethanave dhe të drejtimit të saj, erdhi në pushtet nga rruga dhe qëndroi në pushtet e në opozitë me forcën, ligjin e rrugës dhe imponimimit politik me mjete të rrugës. Duke protestuar në një mënyrë tërësisht të re – me stilin më të mirë, por jo të vetëm, të së majtës së djeshme opozitare – ajo ka një shans të madh përpara: të ruajë deri sa të mundet një linjë të tillë. Një shartim mes fytyrës së ashpër tradicionale të Doktorit dhe premtimit të së nesërmes me portretin e kuruar paqësisht të Bashës.

Nëse vazhdon në këtë linjë ajo mund t’i flasë një fashe shumë më të gjerë votuesish, të cilët jo domosdoshmërisht duan Bashën, por kundërshtojnë Ramën. Që nuk e shohin Lulin si kryeministër të nesërm, por nuk ju ka pëlqyer as e sotmja e Edit si kryeministër. Që nuk besojnë se Lulzim Basha ju ndryshon domosdoshmërisht të ardhmen, por e kishin pritur më të mirë të sotmen, nisur nga premtimet e djeshme të Edi Ramës.

PD-ja deri më tani i ka vënë disa vija të bardha protestës së saj. Qoftë dhe muzikë tallava nën çadër, qoftë dhe qofte tradicionale apo pizza ndërkombëtare aty, siç tallen kritikët me të, sërish atmosfera është shumë më e pranueshme se daullet e luftës dhe shija e barutit. Çdo dalje nga këto vija, me shumë gjasa, duke sjellë radikalizimin e situatës, do të sjellë dhe humbjen e simpatisë së publikut përtej të majtës dhe të djathtës. Duke fituar militantët e “luftës” për plaçkë, do të humbiste atë pjesë “apolitike” të publikut që ka kushtëzuar ekuilibrat mes të majtës dhe të djathtës dhe ka sjellë herë të majtën dhe herë të djathtën në pushtet.

PD-ja duket se ka një sprovë direkte jo me Ramën si kryeministër, por me tundimin drejt rrugës së rrugës, drejt të cilit, me gjasë do ta shtyjë, siç ka nisur ta bëjë publicisti politikan Edi Rama.

Normalisht një qeverisje ka nevojë për qetësi sociale gjatë mandatit të saj. Demonstrimet, sprovat e forcës në rrugë, përplasjet me opozitën, zakonisht e shqetësojnë qeverisjen. Në Tiranë, në mënyrë të çuditshme e të pazakontë po ndodh e kundërta. Njeriu më i interesuar që protesta në vijim e opozitës të bëhet e dhunshme dhe e ashpër, që protestuesit të lenë çadrat dhe të sulmojnë strehën e kryeministrisë, është vetë kryeministri. Ndoshta as vetë Edi Rama nuk besonte se 18 shkurti do të ishte aq i qetë kur transmetonte fjalimin e Bashës nga Facebook-u i tij. Ndoshta thellë – thellë besonte se pak koktejl molotov mbi godinën e kryeministrisë do ta ndihte më shumë për të shijuar koktejlin e pushtetit edhe për shumë më tej. Se dhuna e njëanshme në rrugë nga PD-ja do të shërbente për të thelluar edhe më tej kontrastin që ai tenton në çdo gjë që ta ngrejë si mur mes tij dhe PD-së: “Ata vranë “live” në bulevard, unë transmetoj “live” protestën e tyre. Ata shkatërrojnë muret e zyrave të shtetit, unë do të rri edhe një mandat në zyrë që të riparoj dëmet. Ata nuk ndryshojnë, unë do të përmirësohem”! Ky do të ishte ndoshta skenari më i mirë për Edi Ramën, i cili në një mënyrë të tillë, do të kishte shumë më pak dhembje koke për të bërë llogaritë me çfarë tha e gjeti në 2013-ën në Tiranë dhe me çfarë bëri dhe do të lerë në Tiranën e 2017-ës.

Si rregull, kur bërtitet nuk ka argument. Si provë dhe sprovë, kur bërtitet, palët nuk arrijnë të dëgjojnë njëra-tjetrën. Pak dhunë në epilog të mandatit, nuk i shkurton atij ca pak muajt e mbetur nga mandati, por i shton mundësitë për një mandat të dytë.

Çfarë nisi të shtunën dhe që nuk po i duket fundi në këtë të hënë të parë, është në thelb një lojë nervash. Dalja e opozitës nga parlamenti ka një viktimë të parë të qartë, jo strehëzën e bardhë të kryeministrisë që synonin demonstruesit, por reformën në drejtësi. Ngritja e institucioneve të reja që parashikon të ngrejë reforma, praktikisht paralizohen. Evolucione të tilla të sistemit që ngjajnë me revolucionin, kërkojnë qetësi dhe jo luftë. Kërkojnë dëshpërimisht konsensus, siç u predikonte të dy palëve Ilir Meta, si një palë e tretë. Që ngulmon të thotë se reformat janë më të rëndësishme se pushteti dhe se standarti i zgjedhjeve të nesërme për të cilat opozita bën mirë që po qan ende pa u rrahur, është më i rëndësishëm se rezultati i tyre.

Mes Ramës, Bashës dhe Metës, dy në tre e kanë provuar pushtetin dhe shijen e pushtetit të kryeministrit. I treti do të tentojë në zgjedhjet e qershorit. Se cili do të jetë emri që do të qeverisë nesër në Tiranën politike është ende një rebus. Ai është një rebus që do të zgjidhet jo vetëm në momentin që shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit. Realpolitika ka prodhuar një stinë interesante në Tiranë. Dhe Tirana, për shkak të politikës dhe marrëdhënieve politike mes ca pak qytetarëve të saj, është e mallkuar të jetojë këtë kohë interesante: tre personazhet më të rëndësishëm të saj, ndodhen në një qark të mbyllur me një diametër prej vetëm disa dhjetra metrash. Rama në katin e dytë, në zyrën e tij në Kryeministri, Basha në katin zero në Bulevard dhe Meta në katin e tretë të zyrave të Kryesisë së Kuvendit. Kurrë më parë nuk kanë qenë më pranë njëri-tjetrit, aq sa në një kohë tjetër, mund të flisnin “live” në segmetet: nga dritarja në dritare e nga dritaret në Bulevard duke dalluar madje çdo lëvizje të mimikave të tyre. 

Next Post
Shkrumbimi i 8 apartamenteve në Gramsh, Balla: Fond për rindërtimin e banesave

Shkrumbimi i 8 apartamenteve në Gramsh, Balla: Fond për rindërtimin e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

July 16, 2026
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

July 16, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

July 16, 2026
Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

July 16, 2026
Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

July 16, 2026
Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

July 16, 2026
Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

July 16, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali dorëzon në PS “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”: E mbajta premtimin ndaj Ramës

July 16, 2026
“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

July 16, 2026
“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In