• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Majko, Spahiu dhe një lojë me zjarrin brenda qeverisjes

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në harkun e pak orëve, dy deputetë të shumicës qeverisëse kanë shprehur qëndrime që shkojnë diametralisht kundër njëri-tjetrit. Ish-kryeministri Pandeli Majko ka përsëritur edhe një herë mendimin e tij të hershëm, se në rast rënieje të draftit të reformës në drejtësi, Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kurse deputeti i LSI Përparim Spahiu, i është bashkuar papritur qëndrimit të opozitës, duke dalë hapur kundër vetingut (verifikimit) të sistemit të drejtësisë nga të huajt. Ai ka hedhur në rrjetet sociale një deklaratë kundërshtuese për praninë e ndërkombëtarëve në ekipet e verifikimit, siç parasheh projekti i reformës. Duke ju bashkuar asaj që deklaronte të enjten e shkuar në Kuvend Sali Berisha dhe Jozefina Topalli.

Pyetja më e parë që i vjen dikujt në mendje, duke parë këto pozicionime kaq të largëta mes tyre, është se çfarë përfaqësojnë ato në të vërtetë. A janë ato reflektimi i një përjetimi personal të politikanëve të mësipërm, apo përfaqësojnë tendenca dhe humore më të gjera sesa llogaria e tyre në Facebook apo Twitter?!

Për të dhënë një përgjigje direkte të këtyre pikëpytejeve, mund të thuhet se duke njohur Pandeli Majkon, nuk do të ishte e sforcuar të thuhej se ai flet shumë shpesh atë që mendon, pavarësisht nga Rama apo të tjerë në PS. Ashtu siç, duke njohur LSI dhe demokracinë e saj të brendshme, nuk do të ishte sërish e sforcuar të thuhej se një deputet me format dhe zë modest si Përparim Spahiu, vështirë të ketë vepruar pa miratimin e heshtur apo të zëshëm të lidershipit të partisë. Më saktë, të Ilir Metës. Këtë përshtypje nuk e korrigjon dot as vendimi formal i LSI, për të shqyrtuar deklaratat e deputetit të saj, duke i cilësuar ato si personale.

Këto dy konkluzione nuk kanë të bëjnë vetëm me temperamentin, karakterin dhe figurën e deputetëve Majko e Spahiu. Ato kanë të bëjnë, në një perspektivë më të gjerë, me mënyrën sesi ata vetë dhe forcat politike ku militojnë, po e lexojnë momentin delikat që ka krijuar reforma në drejtësi.

Në orët që na ndajnë nga futja e projektit në seancën plenare, në dhjetëditëshin e fundit të korrikut, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kundërshtia e një pjese të spektrit politik, nuk lidhet edhe aq me mënyrën sesi do të zbatohet i famshmi rekomandim 88 i Komisionit të Venecias, në lidhje me votimin dhe ndarjen e posteve në ssitemin e ri të drejtësisë. Duket se lepuri po fshihet gjithnjë e më tepër në “ferrën” e vetingut, pra tek mënyra sesi do të verifikohet pasuria e gjyqtarëve e prokurorëve aktualë.

Kundërshtimi i PD për kalimin e këtij kontigjenti në sitën e kujdesshme të ndërkombëtarëve, përbën në fakt një shqetësim real që qëndron pas këtij gjesti, e që ka të bëjë me frikën e Bashës e Berishës, për humbjen eventuale të kësaj qendre të rëndësishme pushteti. Nëse edhe LSI do t’i bashkohej këtij qëndrimi, duke kundërshtuar hetimin e imët të aparatit të sotëm të drejtësisë, si parakusht për një drejtësi të nesërme të pastër e të pakorruptuar, kjo do ta vinte partinë e Metës jo vetëm përballë Ramës dhe PS, por edhe në kundërvënie të hapur të asaj që kërkojnë sot SHBA e BE.

Vetingu është e reja e vërtetë që sjell reforma aktuale e drejtësisë, në jetën institucionale të Shqipërisë së sotme. Një veting shqiptar, si ai që kemi parë deri më sot për pasuritë e politikanëve, zyrtarëve të shtetit, apo për çeshtje të tilla si bashkëpunimi me regjimin e shkuar komunist, na ka mësuar se ne shqiptarët nuk jemi në gjendje të kontrollojmë sa dhe si duhet integritetin e atyre që drejtojnë shtetin dhe politikën.

LSI ka rastin ta shmangë këtë keqkuptim, të lindur nga një mesazh “rastësor” i një deputeti të saj. Përndryshe kërcënimi i përsëritur i Pandeli Majkos për zgjedhje të parakohshme, do të kthehej në javët e ardhshme, në diçka më tepër sesa një nga deklaratat e tij të zakonshme që habisin ata që i dëgjojnë dhe i lexojnë.

Next Post

Hafizi, Dade, Selami, Dule etj. Ja 9 deputetët që duan t'ia japin 'Presidentin' popullit

Comments 1

  1. skraparlli jo si meta says:
    10 years ago

    pas ketij spahiut do dalin edhe te tjere qe do perjashtohen nga lsi, qe pastaj meta te thote s’kam c’te bej, nuk i kam 20 votat qe premtova per reformen ne drejtesi…

    Reply

Leave a Reply to skraparlli jo si meta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

April 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

April 22, 2026
Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

April 22, 2026
“Projekt i Ramës për ta vrarë”/ Bumçi: Opozita nuk krijohet nga qeveria dhe as nga gjykata, por nga njerëzit

Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

April 22, 2026
Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

April 22, 2026
Minxhozi: Basha ka marrë fund politikisht, nuk do duhej të kthehej

Rama-Micotakis dhe dosja shqiptaro-greke e mbetur pezull

April 22, 2026
Mbreti i Panairit

Xhaketa kthehet

April 22, 2026
Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

April 22, 2026
Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

April 22, 2026
Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In