• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Magjia” e pasqyrës që deformon modelet e opozitës

by Ylli Pata
29/05/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Edi Rama, gjatë kremtimeve seri në disa qytete të 35 vjetorit të PS-së, po përsërit një mesazh, që siç duket po zë vend në opinion.

Atë të imazhit të Partisë Socialiste një forcë qytetare përballë atë të Partisë Demokratike që është sjellë në mënyrë agresive karshi qytetarëve dhe shoqërisë.

Një imazh që natyrisht nuk është vetëm i tillë, pasi njerëzit dijnë të bëjnë retrospektivën e ngjarjeve, apo perceptimin e sjelljes së poliikës.

Rama, në aktivitetet festive, që do të vijojnë sipas gjasave deri në festën e madhe në qendër, synon të ngulisë në opinion, idenë e një modeli politik të mazhorancës, drejt një sjellje konsruktive në fushën politike dhe në shoqëri.

Ndërkohë përballë është modeli tashmë i kalçifikuar që personifikohet nga ai që ka sjellë, mbjellë, ndërtuar, imponuar dhe natyrisht përcjellë edhe në breza të tjerë, Sali Berisha.

Një model që thelb ka konfliktin, dehumanizimin e këndërshtarit nëpërmjet denigrimit të personalitetit, familjarëve dhe karakterit personal.

Model, i cili duhet thënë se e bën Sali Berishën një lloj guruji tipike në botën e sotme, ku liderë populistë e agresivë, duken si dishepuj që kanë dalë nga klasat kaotike të doktorit.

Në Shqipërinë e sotme, ky lloj modeli tashmë i përdorur shumë, madje keqpërdorur, është në minorancë të theksuar të perceptimit publik, i cili po humb terren gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në kosmosin politik përballë socialistëve, përkatësisht ajo që quhet e djathtë, ku në qendër është Partia Demokratike nuk ka modele të ndryshme nga ai dominuesi.

Në takimin që Ervin Salianji zhvilloi sot në Akademinë e Artave, pati disa paraqitje, apo fjalë që sillnin një mënyrë ndryshe e komunikimit publik. Ra në sy sidomos fjala e studiuesit të njohur të artit, e profesori universitar, Ardian Isufi, i cili i mëshoi fort krijimit të një modeli të një të djathte që bind qytetarët për një Shqipëri më të mirë se kjo e sotmja.

Në të vërtetë, në Partinë Demokratike, apo edhe në mjedisin e botës së saj të afërme politike,

Madje është vërtetuar më shumë se një herë këto 34 vjet se kush personazh është larguar nga perimetri i sigurisë së doktorit dhe është dukur tjetër njeri.

Arben Imami për shembull, një nga themeluesit kryesorë të PD-së; ndryshe ishte kur u bë mocionist dhe formoi një parti opozitare me PD-në, e ndryshe kur u rikthye si bashkëpunëtor i doktorit.

Ndryshe jo në kuptimin e retorikës politike në mënyrën e saj dialektike, pasi është krejt normale që secili të qëndrojë në formatin politik që përfaqëson.

Por në modelin e komunikimit publik, ç’ka ë këtë rast ishte e panatyrshme në formatin që kishte treguar jo vetëm kur ishte përshembull një politikan i qendrës në PAD apo bashkëshkrues i Kushtetutës aktuale, apo edhe ministër i qeverive socialiste.

Fraza e Imamit në në Kuvend pas 21 janarit kur i shpëtoi fraza “jeni të gjithë ziverë”, ishte një shkarje që sipas të gjitha gjasave e kanë bërë të pendohet, ngase ishte jashtë karakterit dhe natyrës intelektuale e personale.

Shembujt në këtë logjikë janë disa, mjaft të shikojmë Lulzim Bashën në pozicione të ndryshme, apo Jozefina Topallin.

E cila në marrëdhëniet njerëzore jashtë komunikimit në pasqyrën e doktorit është krejt ndryshe. Qoftë në marrëdhëniet me rivalët, qoftë në mënyrën e komunikimit me pjesë të shoqërisë.

Por, sa futen në perimetrin e doktorit, duket sikur ka një magji pasqyrash që deformon modelet. Dhe kjo shikohet në fenomenin e çuditshëm të klonimit berishjan, jo thjesht në grupin e fansave të tij, por edhe në mjedisin e politikanëve të rinj, qoftë brenda PD-së, qoftë në partitë aleate, apo edhe në partitë e reja. Ku dallohet menjëherë efekti magjisë së pasqyrës në zyrën e perimetrit të doktorit.

Modeli klishe që është kthyer në realitet një totem politik në opozitën shqiptaret është edhe ndoshta thelbi i mungesës së suksesit politik. Jo vetëm në nivelin kombëtar, pore dhe në atë vendor. Ku nuk mungojnë rastet ku përfaqësues të PD-së(edhe pse pak), jo vetëm fitojnë zgjedhjet por qeverisin me komunitetet e tyre, si dhe bashkëpunojnë apo bashkëjetojnë pa problem me qeverinë e Edi Ramës.

Madje ka pasur më shumë se një rast ku kryebashkiakët e Kavajës, Mirditës, Fushëarrësit etj, kanë dhënë shembuj civike normalizuese të një fabule të re politike. E cila natyrisht nuk mjafton nëse nuk ushqehet, nëse nuk përqafohet si ide dhe orbanizim politik.

Next Post
Putin paralajmëron Evropën: Do të shkatërrojmë këdo që përpiqet të sulmojë Kaliningradin!

Putin paralajmëron Evropën: Do të shkatërrojmë këdo që përpiqet të sulmojë Kaliningradin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com