• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

by Ylli Manjani
28/07/2025 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t’u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm. Mirëpo rreziku është që del dikush nga shkruesit e projektit dhe thotë që “dakord e heqim atë nen”… Pyetja që mbetet është: A u rregullua projekti nëse neni x u hoq?

Duhen nxitur analiza më të plota, më përgjithuese. Si fillim duhet të biem dakord me një bosht llogjik, të drejtë e proporcional mbi bazën e të cilit ndërtohet një Kod Penal.

Ideja ime, fjala vjen është që vrasja dhe vjedhja të jenë majat e veprave penale.

Nuk mund të fillojë magazina e veprave penale me “Krime kundër ligjit ndërkombëtar”!!! Çdo me thënë kjo mo? Do i bëjm gjykatat tona gjykatë Hage?!

Jalla!

Nejse, ndoshta dikush tjetër ka një ide tjetër. Por thelbi është t’i marrim gjërat si koncepte dhe jo thjesht të tërheqim vemendjen publike me disa episode, që në fakt janë absurde, pra të pallogjikshme e të padrejta.

Debati, fjala vjen, mbi ruajtjen e sekretit mund të ngrihej në nivel parimor. Thelbi është kush mban përgjegjësi për mos ruajtjen e sekretit, ai/ajo që ka për detyrë ta ruajë apo gazetari që ka për detyrë të informojë, pra ta nxjerrë sekretin?!

Nëse biem dakord se cila përgjigje është më e pranueshme atëherë e formulojmë edhe nenin ashtu siç duhet.

Meqë ra fjala unë jam që përgjegjësinë penale e mban strikt ai/ajo që e ka detyrë ta ruajë. Askush tjetër. Ideja që “përhapja e sekretit” të përbëjë vepër penale është e panatyrshme, abuzive e padrejtë dhe jo proporcionale.

Kujdes, vjedhja e sekretit është tjetër gjë!!!

Ashtu siç duhet të mendojmë nëse do kemi vepra penale pa pasojë penale apo jo? Që do të thotë, a mund të kriminalizohet mendimi, fjala apo qoftë edhe disa veprime që nuk sjellin pasojë?!

A duhet të kemi vepra penale ku pretendohet paligjshmëri ndërkohë që janë krijuar pasoja të ligjshme?!

A mund të kemi dënueshmëri pa pasojë penale? Psh a ka korrupsion pa plaçkën e korrupsionit të kapur? A mund të kriminalizohet dhënësi i plaçkës së korrupsionit, si “aktivi”?! Si ka mundësi që ai që të punon qindin quhet “pasiv”, dmth për gjynah dhe, ai që detyrohet të paguajë quhet “aktiv”?!

A ka armëmbajtje pa leje pa armë?!

Droga që futet në territor është kontrabandë apo trafik? Çdo me thënë “trafik”? Ne sikur jemi gjykatë ndërkombëtare dhe jo një vend modest me sipërfaqe e popullsi të vogël. Fjala “trafik” nuk mund të ekzistojë në kodin tinë penal modest.

A duhet ti kërkojë hesap penal shqiptari shqiptarit për llogari të një vendi tjetër?!

Kontrabanda a mund të jetë evazion fiskal, apo thjesht ndalim i futjes në territor i sendeve të ndaluara?!

Pse eksportet quhen kontrabandë?!

A mund të quhesh anëtar grupi kur ti je thjesht punonjës me rrogë në një kompani, pronari i të cilës kryen krim?

A ka grup kriminal pa patur një qëllim, dhe pasojë kriminale?

A mund të kriminalizohet çdo shkelje disiplinore dhe administrative?! Nëse po pse na duhet administrada dhe policia?!

Etj, etj, etj…

Mendoj se duhet të fokusohemi tek kjo lloj qasje që ta bëjmë më të plotë debatin mbi kodin Penal.

Në disa gjëra duhet të përmbysim disa koncepte dhe ti çojmë tek origjina e tyre.

Shpikjet e racionalizimet nuk na çojnë askund, veç na kthejnë pas.

Projekti ngjan sot me një magazinë që duhet zbarzur nga disa koncepte dhe vepra.

Next Post
Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ylli Manjani je shume realist ,vetem ai qe e ka kaluar ne kurriz e di vertetesine ekesaj analize

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In