• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Magazina e drogës/ Mes punëtoreve të proceduara edhe gra shtatzëna

by A R
04/11/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gra shtatzëna në punishten e drogës në Rrëshen. Nevoja ekonomike ka bërë që pavarësisht gjendjes shëndetësore dhe rrezikut për jetën e fëmijës, ato të bëhen pjesë e punishtes së drogës, raporton “Panorama”. Policia e Shtetit deklaroi dje se u bë arrestimi i 22 personave në magazinën ku përpunohej droga, në një sasi prej 4.2 tonësh.

Vetëm pasi kaluan mbi 24 orë nga aksioni, policia bëri saktësimin e sasisë së drogës që u gjet në ambientet e ish-pularisë, por të tjera detaje mësohen nga aksioni.

Në punishten e drogës ishin të punësuara 9 vajza e gra, të gjitha banore të Mirditës, mosha e të cilave varion nga 16 deri në 55 vjeçe. Ato shkonin çdo ditë në këtë godinë, e cila ndodhet rreth 500 metra larg qendrës së Rrëshenit, për të marrë një pagesë ditore deri në 2 mijë lekë të rinj.

Për këtë arsye, jo vetëm adoleshentja 16- vjeçare, por edhe një nënë që ishte disamuajshe shtatzënë, rreth 25 vjeçe, ishte pjesë e grupit të përditshëm të punonjësve të drogës. Këtë fakt e bëjnë të ditur burime jozyrtare të Policisë së Lezhës, e cila ishte pjesë e 100 forcave të përfshira në aksionin e zhvilluar të mërkurën.

Vetëm ditën e djeshme, Policia dha informacion zyrtar për magazinën ku po thahej dhe po bëhej gati për tregti lënda narkotike, në një sasi prej 4.2 tonësh. Sipas bluve, si rezultat i operacionit të koduar “Befasia”, në të cilin u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Komisariati i Mirditës dhe FNSH-të e Tiranës, u proceduan penalisht 32 persona, ku për 22 prej tyre u prenë fletarrestet, ndërsa për 9 të tjerë, që janë femra, u vendos që të hetohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës, shtetasin Kastriot Reçi, 44 vjeç, banues në Rrëshen. Shumica e të ndaluarve janë nga Mirdita, por bien në sy dhe persona të tjerë, të cilët rezultojnë nga Gjirokastra, Lushnja, Lezha dhe Kurbini.

Nga të dhënat bëhet e ditur se personat e ndaluar janë arrestuar në flagrancë brenda magazinës së drogës, teksa ishin duke punuar në procesin e tharjes dhe të ambalazhimit të saj. Në rrëfimin e tyre para grupit hetimor, ato mësohet të kenë thënë se janë punësuar aty për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Pasi janë marrë në pyetje, ata kanë treguar se paguheshin nga 2 mijë lekë të rinj dhe si pjesë e procedurës së punës ishte pastrimi i kanabisit dhe më pas paketimi i tij, pasi ishte tharë.

Ata punonin edhe gjatë orëve të natës, ndërkohë që kanë deklaruar se kanë punësuar njëri-tjetrin. Dy prej të arrestuarve ishin burrë dhe grua, të cilët prej disa javësh ishin të punësuar në këtë punishte droge.

Të arrestuar

1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin

2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje

3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë

4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster

5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë

6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë

7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë

8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë

9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin

10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë

11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin

12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë

13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë

14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë

15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin

16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë

17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë

18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë

19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë

20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë

21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje

22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë

Femrat e punësuara 

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë

2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë

3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë

4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë

5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë

6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë

7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë

8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë

9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

/a.m.

Next Post
LAJMI I FUNDIT/ PD përjashton nga grupi parlamentar deputetin, Mhill Fufi

Pas përjashtimit nga PD Fufi voton pro edhe për "mbetjet"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In