• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas përjashtimit nga PD Fufi voton pro edhe për “mbetjet”?

by A R
04/11/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca kaloi me 87 vota pro ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i fundit që plotëson paketën e Reformës në Drejtësi. Me 86 vota kaluan ndryshimet në Kodin Civil dhe 87 vota pro ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile.

Në votim shumica ishte kompakte me votat e Grupit Parlamentar të PS-së, përfshirë edhe deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi, Grupin Parlamentar të LSI-së dhe Grupin Parlamentar të PDIU-së. Por ajo që habiti ishte vota e deputetit të PD-së, Mhill Fufi, raporton “Panorama”.

Për kalimin e ligjeve duheshin vetëm 84 vota, që maxhoranca nuk i rrezikoi për asnjë moment, duke e bërë bashkimin e Fufit me qeverinë si një akt shtesë që s’kishte si qëllim vetëm miratimin e ligjeve. Vendimi i Fufit për t’iu bashkuar votave të maxhorancës vjen në një moment kur ka shumë dyshime për kompaktësinë e aleancës lidhur me votimin e ligjit të mbetjeve.

Opozita e ka quajtur votimin e dekretit të Nishanit si njëlloj mocioni të qeverisë. Ndërsa dy aleatët, LSI e PDIU, akoma nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë a do votojnë pro apo kundër ligjit. Përmes një vendimi të marrë në orët e vona në selinë e Partisë Demokratike, Mhill Fufi u përjashtua nga Grupi Parlamentar.

DREJTËSIA

Përfaqësuesit e opozitës, përpara se të largoheshin nga Parlamenti, kërkuan nga përfaqësuesit e maxhorancës të mos e fusnin për votim ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që lidhet me krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së.

Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, deklaroi se deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, në kundërshtim me rregullat parlamentare, ka paraqitur 104 amendamente për një ligj që nuk ishte votuar ende. Bylykbashi kërkoi kohë që opozita të njihej me këto ndryshime, në mënyrë që të jepte edhe ajo reflektimet e saj.

“Në përputhje me rregulloren, është mirë që këto amendamente të rishqyrtohen në përputhje me rregulloren, ndoshta gjejmë një zgjidhje tjetër që ta kthejë projektligjin në përputhje me Kushtetutën e datës 22 korrik”, tha Bylykbashi.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi mendimin e kryetarit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa, për këtë çështje. Ky i fundit nxori në pah negociatat e bëra me ekspertët e OPDAT- it dhe EURALIUS-it për kalimin e këtyre ndryshimeve.

“Ka një korrespondencë të plotë komunikimi midis zonjës Hysi dhe zotit Bylykbashi, midis zotit Bylykbashi dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kërkesa nuk u mor parasysh, çka solli largimin e demokratëve nga sallë e Kuvendit”, tha Xhafaj, duke kërkuar votimin e ligjit. Pas këtij vendimi, përfaqësuesit e opozitës braktisën sallën e Parlamentit.

AMENDAMENTET

Thelbi i ndryshimeve në amendamentet e paraqitura nga deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, lidhej me mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve jogjyqtarë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Opozita kishte kërkuar që këta persona të aplikonin në Kuvendin e Shqipërisë dhe përmes votës në Parlament ata të zgjidheshin.

Ndërkohë, në amendamentin nr.11 të propozuar nga deputetja e PS-së Hysi përcaktohet se për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve duhet të ngrihet një komision ad hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve.

Ky komision do të përbëhet nga: Avokati i Popullit, kryetari i Këshillit të Emërimeve, dy avokatë, më i riu dhe më i vjetri në moshë dhe një anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave./Panorama/.m.

Next Post
Rinas/ Përplaset fuoristrada me kamionin, 3 të plagosur rëndë

Shtohet numri i aksidenteve, shefi i rrugores: Faji i kalimtarëve në shumicën e rasteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In