• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë fshihet pas uniformës blu? Polici tregon sfidat: Njerëzve me pushtet u prishet qetësia, telashe…!

by Java News
18/05/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga komandantët e policisë tregoi në “Punë Pa Teka” sfidat e profesionit, të cilat i prekin që në momentin që veshin uniformën.

Gjatë diskutimit me Kristi Gongon ai u ndal tek aksionet e policisë për njerëzit me pushtet, teksa shton se ‘prishja e qetësisë së tyre’ sjell pasoja.

“Ka 28 vite që jam në polici. Policia ka ndryshuar gjithmonë. Tani duhet komunikimi, kërkesa është rritur, rregullorja është ndryshuar. Kisha dëshirë të futesha në polici, të tjerët iknin me ambasada. Unë qëndrova për tu bërë polic. Ka ditë me problemet nga më të ndryshmet.

Ka edhe njerëz që janë me pushtet që u prishet qetësia. Më ka mbajtur vetëm korrektësia, të zbatosh ligjin. Sado le të bëjë presion, nuk ka çfarë të bëjë në qoftë se ndjek ligjin.

Probleme do të kesh, telashe, se shqetësimet mund të vijnë edhe pas turnit. Fëmijët i kam jashtë, rrinë në merak për mua. Pyesin çdo ditë. Edhe gruaja ka shqetësim për mua, kur nuk i përgjigjem në telefon bëhet merak”, tha njëri prej komandantëve të policisë.

Drejtori i komisariatit numër 2 tha se konfliktet në familje janë të shpeshta.

“Ne si këto raste i kemi një herë në dy tre ditë. Raste që ka konflikte në familje, të shpeshta. Kur është dhunë në familje, policia kalon në alert”, tha drejtori i komisariatit numër 2.

Një nga policet që shoqëroi Kristin në ditën e parë të punës, zbuloi disa detaje.

Për “Punë Pa Teka” ajo tha se fillimisht ka punuar edukatore, por pasioni për policinë e bëri që ta zgjidhte.

“Një grua police është e vështirë të jesh. Të gjitha janë të barabarta, por ke të bësh me shumë persona. Shumë tërhiqen sepse kërkojnë vetëm që të jemi ne prezentë aty, me shpresën se situata do të ndryshojë. Dhunë në familje do të veçoja. Na prekin si situata.

Jo vetëm gratë dhunohen, edhe meshkujt dhunohen nga gratë. Jo vetëm fizike por edhe psikologjike, përshembull që ‘do të marr fëmijët do të largohem’. E kam nisur si punë të dytë, kam kaluar nga një profesion shumë i qetë në një profesion adrenalinë.

E kam pasur pasion që e vogël policinë, por mendoja që të kisha një shkollë më përpara. Kam punuar tre vite si edukatore. Kur shihja femrat me uniformë policie që shtoheshin. Thoja më pas çfarë kanë më shumë se unë”, tha policja./tch

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

November 27, 2026
Shishe uji e vezë drejt Ramës, Gjykata rrëzon përjashtimet e Bardhit e Balliut nga Kuvendi

Shishe uji e vezë drejt Ramës, Gjykata rrëzon përjashtimet e Bardhit e Balliut nga Kuvendi

November 27, 2026
Eisenkot arrin marrëveshje me Yair Golan: Ju premtuam se do ta zëvendësonim Netanyahun!

Eisenkot arrin marrëveshje me Yair Golan: Ju premtuam se do ta zëvendësonim Netanyahun!

November 27, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Beqiri për protestën e 28 Nëntorit: Berisha nxit dhunën, por pasojat ligjore do t’i vuajnë vetë protestuesit

November 27, 2026
Kontrolle në Lushnjë e Fier, sekuestrohen 6 armë zjarri, e 2 maska silikoni. Në pranga 4 persona

Kontrolle në Lushnjë e Fier, sekuestrohen 6 armë zjarri, e 2 maska silikoni. Në pranga 4 persona

November 27, 2026
Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

November 27, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Nga Kruja në Vlorë, nga Vlora në hashtag

November 27, 2026
Veliaj, tjetër lëvizje nga burgu! Halit Valeti merr drejtimin e IMT-së së Tiranës

Veliaj, tjetër lëvizje nga burgu! Halit Valeti merr drejtimin e IMT-së së Tiranës

November 27, 2026
Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me gurët në akset drejt Bogës, Razmës dhe Thethit

Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me gurët në akset drejt Bogës, Razmës dhe Thethit

November 27, 2026
Plani i Rritjes, Shqipëria merr fonde të tjera nga BE-ja, por Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë!

Plani i Rritjes, Shqipëria merr fonde të tjera nga BE-ja, por Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In