• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mafiozi vrasës që punonte si picier arrestohet pas 16 vitesh në arrati

by Java News
03/02/2023 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasës, anëtar i mafies italiane “Ndrangheta”, i cili ka qenë në kërkim që prej vitit 2006 është kapur në Francë ku prej tre vitesh jetonte nën maskën e një kuzhinieri picash.

Kapja e Edgardo Greco në Saint- Etienne është arrestimi i dytë i profilit të lartë mafioz brenda pak javësh.

Më herët u arrestua Matteo Messina Denaro kishte qendruar në arrati për 30 vite. Që të dy kanë qenë në kërkim për masakrën e vitit  1990.

Ndërkohë që Messina Denaro ishte “bosi i bosave” në Siçili, për famëkeqen “Cosa Nostra”, Greco ishte pjesëtar i  “Ndranghetës”, e cila e kishte origjinën e saj në Kalabri, në jug të Italisë.

63 –vjeçari Greco ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një lufte mafioze mes dy bandave në fillim të 1990. Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e Coznesa në 1991, trupat e tyre nuk u gjetën kurrë, dyshohet se ata janë tretur në acid.

Greco, ishte pjesë e një bande rivale është akuzuar edhe për vrasjen e një burri tjetër, e cila ka ndodhur në të njëjtin vit e në të njëjtin qytet.

Ai u arratis në vitin 2006, kur ndaj tij u lëshua një urdhër arresti. Tetë vite më vonë, mafiozi u vendos në qytetin francez të Saint- Etienne, në jug perëndim të Lionit, duke punuar si picier në një restorant italian.

Sipas BBC, Mafiozi jetonte nën një identitet të rremë, duke e quajtur veten Paolo Dimitrio dhe jetonte i qetë ndërkohë që në Itali ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai fitoi kaq siguri nga emri i tij i rremë saqë në Korrik të 2021 ai u shfaq në një artikull të një gazette lokale, ku mburrej me recetat e tij si shef kuzhine. Greco përveç emrit kishte ndryshuar edhe imazhin e tij, ai shfaqej me mjekër gri dhe me syze.

Megjithatë ai ndiqej ende nga Prokurori Nicola Gratteri, i cili për dekada ka luftuar grupin mafioz “Ndrangheta”.

Në një deklaratë, pkarabinierët italianë thanë se që nga viti 2019, hetuesit kishin gjurmuar rrjetin mbështetës të Grecos, i cili i drejtoi ata përtej Alpeve në Saint-Étienne.

Interpoli tha se operacioni i tij anti-Ndrangheta bashkëpunoi me autoritetet franceze për të gjetur vendndodhjes së Grecos. Policia italiane më pas konfirmoi identitetin e tij dhe arriti ta arrestonte.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi vlerësoi policinë për nxjerrjen para drejtësisë të një prej kriminelëve më të këqij të Italisë, ndërsa kreu i rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, tha se arrestimi nënvizoi angazhimin e Italisë në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.

/s.f

 

 

Next Post
Big Brother, ky kronofag – gllabërues kohe

Big Brother, ky kronofag – gllabërues kohe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com