• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ma vrau djalin dhe ma la në mes të rrugës, të më thotë kush është dhe do ia fal”

by A R
07/12/2021 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 35-vjeçar u gjet i vdekur mbrëmjen e 23 Shtatorit në mbikalimin e Patokut në anë të rrugës në Laç.

Viktima ishte Pjerin Përlleshi, i cili fillimisht u raportua nga policia se kishte humbur jetën si pasojë e atakut kardiak.

Por më vonë u mësua se 35-vjeçari kishte dëmtime në trup dhe ishte përplasur nga një makinë. Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendngjarja dhe ende sot nuk dihet kush është.

Prindërit e 35-vjeçarit kanë folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus dhe kërkojnë që shoferi të gjendet dhe të marrë dënimin sipas ligjit.

I ati i viktimës, z.Gjovalin Përlleshi, thotë se kërkon vetëm të dijë kush është personi që i përplasi djalin me makinë dhe ai do t’ia falë.

“Të më thonë jam unë autori që e kam vrarë djalin tënd dhe çdo gjë do t’ia fal, s’ka asnjë lloj gjëje, asnjë lloj dënimi. Veç ta di autorin e personit. Ai mirë nuk ka bërë që ka ikur dhe ma ka lënë djalin si qen në rrugë të madhe, por që po të ishte ndalur dhe të ma kishte shoqëruar në spital, 1 milion vjet ai s’më ka gjë borxh, do e kisha falur dhe do e kisha pjesëtar të familjes time. Pavarësisht që ma ka vrarë djalin, por të ishte ndalur dhe do kishte dalë burrë i mirë shumë, do e kisha pjesëtar të familjes time dhe do i kisha je i falur për sa të jesh gjallë”, thotë babai Gjovalin Përlleshi.

Spartak Koka: Por sot ju kërkoni që të zbulohet dhe të zbardhet kush është ai.

Gjovalin Përlleshi: Veç mos të humbasi gjaku i djalit tim, ta di. Ai ka lënë gruan, dy kalamajtë, plus nënë, babain, vëllezërit që kërkojnë me çdolloj insistimi se kush është se nuk i kanë gjë kujt borxh.

Spartak Koka: Ndonjë konflikt nuk ka pasur?

Gjovalin Përlleshi:  Jo jo. Edhe ai që i ka rënë, i ka rënë pa dashje. Nuk di që t’i kem gjë kujt borxh, as u kam, as më kanë.

Tone Përlleshi (nëna): Aksidenti i ndodh kujtdo. Problemi është që për mendimin tim ai duhet të ishte treguar njerëzor. Duhet të kishte treguar. Ndoshta djali im ka qenë dhe duke kaluar rrugën. Ai duhet të ishte ndalur dhe të kishte thënë kështu ndodhi. I rashë pa dashje ose edhe ai pati pak faj. Sido të jetë puna, ai ka detyrim njerëzor dhe moral. Unë jam nënë, por me më pas ndodh mua një gjë e tillë, edhe ta dija se do më kishin vrarë, unë do kisha ndaluar, sepse kam zemër, kam shpirt.

/a.r

Next Post
VIDEO+FOTO/ Sekuestrohet skafi me 1.5 ton drogë “made in Albania” në Turqi. Tre të arrestuar

VIDEO+FOTO/ Sekuestrohet skafi me 1.5 ton drogë “made in Albania” në Turqi. Tre të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In