• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ma hiqni njollën si pedofil”, britaniku i dënuar në Shqipëri kërkon lirinë (VIDEO)

by A R
20/05/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Brown skocezi i dënuar për ngacmime seksuale me të mitur prej 12 vitesh vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë. I dënuar me 20 vite burg Brown, i është drejtuar gjykatës për të fituar lirinë me kusht meqe ai ka kryer 3/4 e vuajtjes së dënimit. Por për të tretën herë radhazi ka dështuar seanca gjyqësore nga ku do të shqyrtohej kërkesa e tij.

Një gabim administrativ nga gjykata duke mos njoftuar burgun 302 për seancën gjyqësore e kështu mosprezanca e Brown në gjykatë e kanë shtyrë gjyqin për datë 1 Qershor 2018. Në një intervistë telefonike për Report TV skocezi Brown shprehet i shqetësuar për këto zvarritje dhe neglizhencë të gjykatës.

Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo pasi supozohej të isha përpara gjykatës por nuk më transportuan nga burgu në drejtim të gjykatës. Është stresuese pasi për te tretën herë seanca më është shtyrë seanca. Duhet të pres datën 1 qershor. Kjo ndodhi pasi sekretarja e gjykatës nuk kishte njoftuar burgun që unë duhet të isha në atë seance gjyqësore.

David Brown

Gjatë intervistës David Brown tregon se për të më e rëndësishme sa lirimi nga burgu është heqja e njollës prej pedofili dhënë nga drejtësia shqiptare pas një gjyqi ku u manipuluan dy prej fëmijëve duke dhënë dëshmi kundra tij.

Situata ku jam është frustuse. Megjithatë unë dua te vijoj të qëndroj në Shqipëri për apelin e dënimit që mu dha. Kjo është me rëndësi per mua sidomos djemtë që dhanë dëshmi kundra meje të dëgjohen përsëri nga gjykata. Nuk dua të dëbohem nga Shqipëria për të vendim tim të origjinës në Skoci si një person i dënuar për një krim të rëndë si pedofilia gjë të cilën unë nuk e kam bërë. Unë nuk dua të lirohem nga burgu me njollën që mu vu si një pedofil violent pasi do të jetë e pamundur të vijoj me jetën time.  Kjo merr për mua një rëndësi parësore se sa të lirohem nga burgu. Kjo është ajo që ka pushtuar zëmrën time krahasuar me një lirim të mundshëm.

David Brown

David Brown ngulmon në pafajësinë e tij dhe për ta dëshmuar atë apelon që të dëgjohen përsëri dy djemtë atëherë të mitur, dëshmia e të cilëve e coi në burg.

Cështja e dënimit tim duhet të rihapet dhe dy djemtë që tashmë janë të rritur duhet të dëgjohen nga gjykata pasi ata e kanë thënë se u detyruan të japin dëshmi kundra meje e si pasojë u dënova. Të dy djemtë janë të gatshëm të dëshmojnë por askush nuk po e merr parasysh kërkesën time.

David Brown

Një vit më parë në një intervistë për gazetën skoceze Sunday Mail, dy djemtë që dhanë dëshmi kundra David Brown, tashmë të moshës 19 dhe 23 vjeç deklaruan se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme. Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë.

Andon Qoshlli, sot 23 vjeç, një nga dy dëshmitarët që dëshmoi kundër Brown, ka konfirmuar se dëshiron të tërheqë provat që ai dha në gjykatë kur ishte vetëm 13 vjeç. Ai tha për Mail Sunday: “Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg. Unë dua ta shoh atë jashtë dhe ta përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë“.

Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 19 vjeç, deklaroi se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Brown. “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë” u shpreh Denis Aliu.

Next Post
Video / Mësueja heroinë që “mjekon” plagët e gjakmarrjes shqiptare

Video / Mësueja heroinë që “mjekon” plagët e gjakmarrjes shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Lezhë/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe përfundoi poshtë tij, shoferi ndërron jetë në vend

July 29, 2026
A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

July 29, 2026
Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

July 29, 2026
BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

July 29, 2026
Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com