• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lustracioni në vjeshtë/ Kuvendi detyrë Autoritetit: Riverifikoni certifikatat ‘Mezini’ e ‘Bezhani’

by Java News
16/07/2023 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Dosjeve duhet të riverifikojë funksionarët publik që kanë një certifikatë të vjetër pastërtie. Rezoluta e miratuar nga parlamenti kërkon nga ky institucion intensifikimin e punës pas heqjeve të pengesave ligjore.

Kuvendi kërkon nga Autoriteti i Dosjeve që të riverifikojë personat që kanë marrë më parë një certifikatë pastërtie nëse kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Në rezolutën e miratuar nga parlamenti në seancë plenare kërkohet specifikisht nga anëtarët që ata persona që vijojnë të jenë në funksione publike dhe kanë një certifikatë të vjetër nga komisionet Mezini e Bezhani, të kalojnë një filtër të dytë.

Pas ndryshimeve ligjore që sollën shfuqizimin e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, Autoriteti të bashkëpunojë me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike me qëllim që t’i drejtohen Autoritetit me kërkesë për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie.

Ndryshimet ligjore Kuvendi i mori me një vrull të lart politik pas shkresës së autoritetit të Dosjeve korrikun e vitit 2022 ku pretendonte se ish-presidenti Ilir Meta, kishte rezultuar bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Një vit më vonë, kjo çështje duket se vijojnë të jetë sërish në verifikim e sipër. Kjo detyrë shtëpie duket të jetë hapi i vetëm i parlamentit për pastrimin e funksionarëve publik nga ish-bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit.

Kjo pasi kalendari i fundit i punimeve për këtë sesion parlamentar, parashikonte që nismat e lustracionit të miratoheshin në seancën plenare të datës 13 korrik, duke i transferuar nismat për në sesionin e ardhshëm. A2
Next Post
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Degjeneron konflikti, pranga autorit që plagosi 48-vjeçaren

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Degjeneron konflikti, pranga autorit që plagosi 48-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com