• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lushnje/ Protesta PD- LSI, Rama: E di se ku fle lepuri, por s’kanë për të shpëtuar

by Java News
26/02/2019 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të parlamentit, pasi ndodhet në Lushnje në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’. Rama edhe sot u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse e mori vendimin që të injorojë ish-deputetët e opozitës në studiot televizive. “Nga cfarë mund të tërhiqemi nga kontrata që kemi ju, që na dhatë votën të qeverisim të vetëm?! Ne nuk mund të tërhiqemi nga ky detyrim, apo që kemi marrë për ta cuar deri në fund reformën në drejtësi, aty fle lepuri i madh i frikës i atyre që vijnë te parlamenti për të protestuar.

Ndërkohë që ishin në parlament, se i gënjen mendja se kur të japin llogari do të fshihen mes popullit. Ata zgjodhën të ikin, ne u urojmë udhë të mbarë, por do të pendohen se udha e tyre është e mbrapsht. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë asnjë debat me ata në asnjë vend. Debate shterpë, shajë dhe shpif, që meruan familjet shqiptare. Ne nuk kemi debat me ata, por njerëzit, ata nuk janë opozita jonë, por hallet dhe njerëzit. Ata e braktisën fushë betejën e ideve në parlament, jo vetëm ata duan rrëmujë, tym, mjegull, kaos. Ata e dinë se zgjedhjet me ne nuk i fitojnë dot” tha Rama.

Dorëheqja e opozitës, Rama: Murrizi, i vetmi që doli me mend në kokë

Kryeministri Rama gjatë takimit në Lushnje teksa komentoi dorëheqjen e opozitës, tha se i vetmi që doli me mend në kokë ishte Myslim Murrizi, deputeti i kësaj zone i zgjedhur nga PD-ja që doli kundër vendimit të grupit për të mos djegur mandatin. “Ishte koha ta ndanim pak Bracen nga Divjaka, se na u bë si kryeqytete i të gjitha halleve tona. Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që janë arratisur nga detyra. Demokratët e Lushnjes nuk janë të papërfaqësuar, i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sidoqoftë, thoni ctë doni, por unë do të kisha dashur ta kisha thënë unë atë shprehjen, jo ai, që u nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua, ky ishte revolucioni. Me ata ka vetëm të shkuar, ne dhe ju jemi e vetmja fuqi e bashkuar që mund të sjellë të ardhmen” tha Rama.

Braçe: S’i japim pushtetin në tavolinë një njeriu që ka vrarë në 21 janar

Zv/ kryeministri Erion Brace nga Lushnja u shpreh se socialistët nuk do të lëshojnë pushtetin në tavolinë për opozitën. “A mund t’i lëshojmë pushtetin në tavolinë një agurilleje si Lulzim Basha, që nuk ka asnjë punë të kryer, por një krim të kryer, vrasjet në 21 janar” tha Braçe.
Fino: Mandatin e çojmë deri në 2021, ja sa bashki do marrë opozita qershor
Deputeti Bashkim Fino u shpreh nga Lushnja se pavarësisht kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, kjo shumicë do ta çojë mandatin deri në fund në 2021. “Po u them të gjithëve ne e kemi marrë mandatin për katër vite, do ta vijojmë, ne luftojmë vetëm për ju. Mandatin do ta çojmë deri në 2021. Opozita iku, pasi nga 61 bashki, nuk ka për të fituar më shumë se 10” tha ai.
Next Post
FOTOT/ Zgjohet nga anestezionia, gjen mjekun duke e dhunuar

FOTOT/ Zgjohet nga anestezionia, gjen mjekun duke e dhunuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In