Një 53-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Lushnje-Fier.
B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte një kamion tip “Iveko” ka aksidentuar 53-vjeçarin me inicialet N.N, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Për pasojë, i dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/a.rada