• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha është lideri i opozitës, por më shumë të ardhura në familjen e tij i siguron bashkëshortja

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në familjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha peshën më të madhe të të ardhurave financiare, të paktën për vitin 2018, e mban bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputet dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi.

Kështu, Basha ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.

Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna.

Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EËCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave, raporton tirananeës.al.

Deklarata e pasurisë e Lulzim Bashës:

Të ardhura nga paga si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga data 1 janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018 – 1335462 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë së Kuvendit të Shqipërisë – 204.000 lekë

Të ardhura nga mbulimi I shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi I Shqipërisë – 330176 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në EËCP nga 1 Janari 2018 deri në 31.12.2018 – 32.705 euro

Të ardhura nga rikalkulimi I shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si Drejtore Programesh në EëCP për vitet 2014-2017 – 22664 euro

Pasuria e familjes Berisha

Nuk mbetet pas për nga pasuria as ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse dogji mandatin dhe nuk është më në sallën e parlamentit, të ardhurat e familjes së tij vetëm rriten. Vetë Berisha ka deklaruar pagën dhe pensionin e bashkëshortes, por djali e vajza e tij kanë mijëra euro të ardhura. Vajza ka deklaruar rreth 8 llogari bankare, një prej të cilave me 43.658 euro.

Por ajo ka deklaruar shumë burime të ardhurash, nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, te pagat si pedagoge në universitete private. Ndërkohë, të ardhurat më të shumta i ka nga qeratë, plot 28.829 euro në vit. Edhe djali i Berishës ka të ardhura të larta. Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari bankare, 88.769 euro, të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë dhe të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë. Po ashtu ka deklaruar shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro dhe kthim huaje 10.000 euro.

Sali Berisha

Llogari bankare, +696.924 lekë

 

Paga dhe shpërblime në Kuvend, 1.324.820 lekë

Të ardhura nga dietat, 571.801 lekë

Interes bankare, 356 lekë

Liri Berisha(Bashkëshortja)

Llogari bankare, +1.150 lekë

Llogari bankare, +128 lekë

Të ardhura nga pensioni, 366.512 lekë

Të ardhura nga interesat, 1.505 lekë

Argita Malltezi(Vajza)

Llogari bankare, -211.024 lekë

Llogari bankare, +167 USD

Llogari bankare, -32 USD

Llogari bankare, -505.700 lekë

Llogari bankare, -793 lekë

Llogari bankare, 2.644.283 lekë

Llogari bankare, -12.596 euro

Llogari bankare, +43.658 euro

Të ardhura nga paga si pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, 1.086.464 lekë

Të ardhur nga mësimdhënia në fakultete private, 1.829.280 lekë

E drejta e autorit, 356.800 lekë

Të ardhura nga qeratë, 28.829 euro

Honorare, 659.240 lekë

Rimbursim, shërbime shëndetësore 6.874 euro

Shkëlzen Berisha(Djali)

Llogari bankare, 88.769 euro

Llogari bankare, 6.943 lekë

Llogari bankare Suedi, -16.395 SEK

Të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë

Të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë

Shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro

Kthim huaje, 10.000 euro

Të deklarua më herët dhe arkëtuar në 2018, 2.281.228 lekë nga puna si konsulent

Next Post
Spartak Ngjela: PD-LSI, friksuar prej ngritjes së SPAK

Ngjela: Meta sulmon Reformën në Drejtësi dhe ndërkombëtarët se ka frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In