• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha e dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

by Java News
28/03/2024 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka humbur një betejë gjyqësore me Edi Ramën në vitin 2020 lidhur me akuzat se Olsi Rama ka qenë i përzier në trafikun e drogës dhe e ka mbrojtur Edi Rama.

Gazeta sjell vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila analizon konkretishtë këtë akuzë.
Fabula e publikuar si e vërtetë vazhdon me deklarimin se posaçërisht “Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë” duke hedhur akuza konkrete e të një graviteti tejet të rëndë penal sipas të cilit, familjarë të ngushtë të Paditësit nuk janë asnjë gjë më pak se “persona kyç të asnjë gjëje më pak se prodhimi i kokainës në vend.”

Në perceptimin e çdo lexuesi këto fraza përbëjnë akuza publike për fakte konkrete që e dënojnë publikisht Paditësin si person të korruptuar, bashkëpunëtor me krimin e vëllai i të cilit nuk është asgjë më pak se “person kyç të asnjë gjëje më pak se prodhimi i kokainës në vend.

Ndryshe nga sa i Padituri është përpjekur të prapësojë gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes u provua nga një sërë provash shkresore e nga argumentimi në kontradiktoritet në proces,se qasja e mësipërme verbale e të Paditurit, përbën shprehjen klasike të një qëndrimi psikologjik të paramenduar e që ka për qëllim e në fakt godet publikisht personin e Paditësit për veprat më të rënda penale të parashikuara në Kodin Penal, me qëllim deklarativisht të pastër e pikërisht atë të: goditjes së më të rëndë të tij publike.

Pra, në mënyrë të arsyeshme për çdo mendje të zakonshme e siç konkludojnë në mënyrë të përsëritur GJEDNJ e gjykatat shqiptare, sa kohë i Padituri ka marrë përsipër me vullnet të vet të akuzojë publikisht e në vetë të parë një tjetër person për akuza shumëfishe penale në nivel shtetëror deklaron si të vërtetë shpërdorimin e detyrës nga paditësi në favor të familjarëve të ngushtë të cilësuar me emër e mbiemër se kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është ….. Olsi Rama”,  apo se “vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”,minimalisht duhet të kishte patur në dispozicion vendimin të qoftë edhe një organi të vetëm kompetent që të konfirmonte qoftë edhe njërën nga akuzat për veprimtari shumëfishe kriminale në adresë të Paditësit.

Porse në mënyrë surprizë,rezultoi e provuar në proces se edhe pas leximit të Deklaratës së Mbrojtjes e dokumentacionit bashkëngjitur asaj si dhe Përgjigjeve dhënë nga i Padituri në seancën datë 25.07.2019 ndaj pyetjeve tona datë 01.07.2019, nuk ka asnjë vendim të vetëm të qoftë edhe vetëm një organi kompetent të Republikës që as të përmendë e jo më që të analizojë apo konkludojë në çfarëdolloj mënyre, asnjërën prej akuzave të faktit objekt e shkak të kësaj padie.

Gjykata thekson se përhapja e një informacioni haptas të pavërtetë nga i Padituri, duke përdorur në drejtim direkt të Paditësit shprehje të tilla si “i jepet monopoli një kompanie online..”, … “që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës” e “Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me Kryeministrin Rama, …..“E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e Re, po ndodh sot”….”një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës”… “PD zotohet që nuk do të lerë monopolin e vëllait të Kryeministrit ndaj basteve…”..”  …” kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është ….. Olsi Rama.”… “Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”, përbëjnë thënie të pavërteta e denigruese, e për pasojë, thënie të cilat në momentin që bëhen publike cënojnë rëndë reputacionin, integritetin personal, nderin dhe dinjitetin e Paditësit, kategori të cilat sanksionohen, mbrohen e garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut./m.j

Next Post
FOTO/ Qytetari akuzon Ilir Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti: Sa rëndë…!

FOTO/ Qytetari akuzon Ilir Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti: Sa rëndë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In