• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lukaku “engjëll dhe djall”, Sevilla konfirmohet “mbretëresha” e Europa Leagues

by A R
21/08/2020 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sevilla konfirmoi se është “mbretëresha” e Europa Leagues, pasi mbrëmjen e sotme arriti të fitojë për herë të 6 në histori, trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”, duke mposhtur në finale Interin me rezultatin 3-2.

Ndonëse pa praninë e tifozëve dhe me një format të çuditshëm për shkak të pandemisë, në “Rhein Energie Stadion” të Kolnit u zhvillua një 90-minutësh spektakolar, i denjë për një finale europiane, ndërsa në fund triumfuan me meritë spanjollët.

Sfida nis menjëherë me protesta, për një faull të çuditshëm që arbitri akordon në favor të Sevillas, ndërsa në aksionin pasardhës Interi zbret shpejt në kundërsulm me Barellën që nis Lukakun dhe ky i fundit futet në zonë, por ndalet me faull nga Diego Carlos.

Nuk ka dyshime për arbitrin holandez, që akordon 11-metërsh për Interin dhe karton të verdhë për mbrojtësin andaluzian, ndërsa nga pika e bardhë shkon vetë Lukaku, i cili gjuajti saktë dhe zhbllokoi finalen.

Megjithatë avantazhi i zikaltërve zgjati vetëm 7 minuta, pasi ishte holandezi Luuk De Jong që i shpëtoi mbulimit të dyshes Godin-De Vrij dhe gjuajti saktë me kokë, duke mposhtur portierin Samir Handanovic.

Pak minuta më vonë zikaltrit pretendojnë për një penallti, pas një prekjeje me dorë të mbrojtësit të Sevillas, por nuk mendon kështu arbitri holandez, që ndëshkoi me karton të verdhë edhe Antonio Conten për shkak të protestave të shumta.

Në minutën e 33-të, pas zhvillimeve të një goditjeje dënimi, holandezi De Jong lëvizi sërish bukur dhe doli në shtyllën e dytë, ku gjuajti saktë me kokë dhe mposhti për herë të dytë portierin e Interit Handanovic.

Megjithatë këtë herë reaguan mirë zikaltrit, që vetëm tre minuta më vonë, sërish nga një goditje dënimi, gjetën golin e barazimit me anë të mbrojtësit uruguaian Diego Godin, i cili nuk gaboi me kokë nga vetëm pak metra larg portës.

Pas pushimit në fushë u pa një ritëm shumë më i ulët, me Sevillan që u tërhoq mbrapa dhe i la qarkullimin e topit Interit, ndërsa zikaltrit i shkuan dy herë pranë golit të avantazhit, por fillimisht Gagliardini e më pas Lukaku i vetëm me portierin, nuk u treguan të saktë në goditje.

Nga ana tjetër Sevilla gjeti golin e avantazhit rreth 15 minuta para fundit të lojës, kur p[as një goditjeje dënimi, topi mbeti në zonë dhe Diego Carlos gjuajti me roveshiatë, por teksa topi po shkonte jashtë kuadratit, Lukaku e devijoi në mënyrë të pafat në rrjetën e portës së Handanoviç.

Conte nuk ka çfarë të humbë më dhe hedh në fushë Sanchez, Eriksen e Moses, ndërsa Interi nis të shtyjë përpara, por pikërisht mbrojtësi nigerian humb një mundësi të mirë për të rikthyer baraspeshën.

Deri në fund të ndeshjes, andaluzianët menaxhojnë mirë avantazhin dhe bëjnë gjithçka për të ulur ritmin e lojës, duke përdorur zëvendësimet e shumta në dispozicion, por edhe faullet qesharakë të akorduar nga arbitri holandez Makkelie, vërshëllima finale e të cilit shpalli Sevillan fituese të Europa Leagues.

Andaluzianët e fitojnë kështu për herë të 6 këtë kompeticion, si asnjë skuadër tjetër në Europë dhe vlen të theksohet se të 6 sukseset i numëron në 14 vitet e fundit, pasi për herë të parë e ka fituar trofeun në vitin 2006.

Nga ana tjetër konfirmohet mallkimi europian për skuadrat italiane, që nuk triumfojnë në garat ndërkombëtare që prej 2010-ës, kur ishte pikërisht Interi që fitonte Ligën e Kampionëve në finalen ndaj Bayernit të Mynihut, ndërsa sonte zikaltrit nuk arritën të sjellin kthesën e madhe për futbollin italian.

/SuperSport

Next Post
“Mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga COVID-19″/ OBSH thirrje qytetarëve dhe personave mbi 60 vjeç

OBSH ndryshon ‘rregullat e lojës’, tjetër rekomandim për mbajtjen e maskës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In