• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

by Mero Baze
01/04/2026 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lajmi më i rëndësishëm që vjen nga opozita sot nuk është fakti që disa të përjashtuar nga PD protestuan në oborrin e PD-së, por fakti që ata shkuan në selinë e PD-së dhe dolën pa i rrahur askush. Kjo është një risi për Partinë Demokratike të Sali Berishës. Në historinë e asaj partie, kundërshtarët e Berishës rriheshin edhe pa protestuar, e jo më të shkonin të protestonin në seli.

Në rrethana të tjera, ata sot në vend të ballafaqimit me Flamurin, do të ndesheshin me disa tropojanë që bëjnë sikur lajnë makina në oborr dhe do të dilnin me fytyrë të mavijosur ose, siç thotë Berisha, më të zezë se këpuca.

Fakti që nuk ndodhi është një ngjarje e rëndësishme dhe ka vetëm dy shpjegime.

Shpjegimi normal është që Partia Demokratike është moderuar, është pjekur dhe e ka kuptuar që kundërshtarët nuk rrihen. Por kur mendon se këta njerëz para katër vjetësh u rrahën në bllok me qysqi e vare e gaz lotsjellës me njëri-tjetrin, kjo pistë bie. Flamuri ka 30 vjet që s’ka ndryshuar, nuk ka si ndryshon për katër vjet. Berisha po ashtu ka 60 vjet anëtar partie (PPSH plus PD) i pandryshueshëm. Rojet e lavazhit mund të jenë ndryshuar, por jo detyrat që marrin.
Kështu që nuk besoj se ata kanë shpëtuar pa u rrahur sot ngaqë PD-ja ka ndryshuar.

Më e besueshme është pista e dytë. Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur. Dhe kjo është një humbje e madhe e potencialit të vetëm luftarak që disponon Berisha. Të gjitha ëndrrat e tij më të këqija për kundërshtarët janë ato vezullimet që i vijnë në mend duke i rrahur kundërshtarët, duke u prishur fytyrën, duke i thyer këmbë ose krah, apo diçka të ngjashme.

Nuk është se nuk i shkon në mendje t’ua bëjë edhe këtyre tipave që po e bezdisin këto kohë këtë. Por me sa duket nuk ka më njeri me kë ta bëjë. Dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme se çfarë i ka ndodhur atij dhe partisë së tij.

Domethënë arma e tij kryesore që përdorej për të terrorizuar çdokënd që ngrinte zërin në oborrin e PD-së, është asgjësuar vetiu, dhe atij nuk i kanë ngelur më as njerëz që duhet të rrahin. Kjo është sikur një reparti aviacioni t’i ikin pilotët, apo një reparti artilerie t’i ikin artilerët.

Ai tani ka vetëm selinë dhe Flamurin. Flamuri as të rreh dhe as e rrahin se nuk e konsiderojnë. Kështu që selia e PD-së ngjan tani si një varrezë e një ushtrie që nuk ekziston më dhe që ka mbetur gjallë vetëm komandanti i saj, i cili shpall armiq që nuk ka kush t’i vrasë.

Është shumë e dhimbshme ta shikosh PD-në pa vota, pa intelektualë, pa figura publike të respektuara, pa njerëz me mendje kritike, por më e dhimbshme është ta shikosh PD-në pa njerëz që rrahin armiqtë. Kjo gjë s’i ka munguar kurrë as në ditët e saj më të zeza. Por e keqja s’paska fund. Paska dhe më zi.

Next Post
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

August 29, 2026
Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

August 29, 2026
Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

August 29, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

Konspiracioni mbi “komplotin idiotesk” të shkarkimit kushtetues që bëri Erion Veliaj

August 29, 2026
Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

August 29, 2026
“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

August 29, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com