• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lugina kërkon nga Prishtina e Tirana më shumë kujdes

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur liderët nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliun, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shaip Kamberin, kryetar i komunës së Bujanovcit.

Ata pas takimit kanë deklaruar të kenë marrë premtime për mbështetje të shqiptarëve atje, transmeton KTV. Theksuan se është koha e fundit kur Tirana dhe Prishtina të angazhohen më tepër që çështja e shqiptarëve të Luginës të trajtohet në nivel ndërkombëtar.

Jonuz Musliu tha se dihen problemet në Luginë dhe se ato nuk janë të njëjta me ato në Kosovë.

Te ne problemet ende janë të pazgjidhura, pasivizimi i vendbanimeve ende po ndodh, librat shqip ende s’po lejohen të hyjnë, ka probleme me lëvizjen e lirë, investimet mungojnë. Tha se biseduam dhe mbetëm të ulemi së bashku e ta bëjmë një strategji të përbashkët për rrugëdalje.

Ndërsa Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohet një stabilitet në Kosovë, sepse një Kosovë stabile është shpresë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ai po ashtu përmendi mungesën e një sinkronizimi të punëve të përbashkëta, që po shkakton telashe kur kemi nevojë për konsultime për çështje të ndryshme.

Morëm premtimin se tash e tutje do të jetë ndryshe, se institucionet e Kosovës do të angazhohen për shqiptarët atje, shtoi Kamberi. Ka disa tema që mund të potencohen edhe në dialogun në Bruksel.

Çështja e librave, e vendbanimit si dhe participimit të shqiptarëve në institucionet atje, përbëjnë probleme të veçanta. Këto janë tema që Kosova duhet t’i përfshijë në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Është e domosdoshme, ka thënë ai, që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë që të rikthejnë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar te Lugina, që për momentin mungon.

Kamberi ka ritheksuar mungesën e lidhjes me autostradën, që nuk është prioritet.

Lufta në Ballkan ka përfunduar, ka thënë Kamberi, duke shtuar se e vetmja derë ku mund të trokasim është Tirana e Prishtina. Bujanovci është një pararojë e Kosovës. Pa shqiptarët e Bujanovcit kufiri nuk do të ishte te Dheu i Bardhë po në Dobërçan.

Pra është interes kombëtar që të bëhet më shumë për këtë pjesë, sepse mund të krijohet një situatë si në veri të Kosovës. Prandaj është interes kombëtar që edhe Tirana, edhe Prishtina që të bëjnë më shumë që të fillojnë të lëvizin në Luginë.

Nevojitet një sensibilizim më i madh atje dhe një lobim nga Tirana e Prishtina për sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për problemet në Luginë.

Kemi të bëjmë me tre procese, që janë nisur dhe se ka bazë të mjaftueshme juridike që gjërat të ndryshojnë, transmeton koha.net.

Por përfaqësuesit e Bujanovcit dhe Preshevës erdhën ndaras. Derisa përfaqësues të komunës së Bujanocit ishin në takim me kryetarin Veseli, në Kuvend arriti edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili ende nuk ka hyrë në takim te kryetari.

Të pyetur se pse të dy delegacionet nuk kanë ardhur së bashku, kryetari i Bujanocit ka thënë se kjo është çështje e komunikacionit dhe se ekipet nuk kanë mund të arrijnë në të njëjtën kohë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rriten interesat e bonove të thesarit

BSH: Kredia jashtë vendit arriti në 10% të totalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In