Kredia e sistemit bankar shqiptar jashtë vendit në mesin e vitit 2016 arriti në rreth 10% të totalit.
Bankat kanë zgjedhur të financojnë fondet në valutë në projekte investimi jashtë vendit, si alternativa që rrit treguesin e kreditimit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se ky fenomen është rritur me ritme të shpejta në tre vitet e fundit. Pasi arriti një nivel të lartë vitin e kaluar, pesha e kredisë për jorezidentët është stabilizuuar, por ngelet në përmasa mëse të konsiderueshme.
Kredia jashtë vendit është e përqendruar tek pak banka të mëdha dhe, për momentin, niveli i kredive me probleme brenda saj është relativisht i ulët, rreth 5.5%