• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në prag, një gjeneral dhe 7 persona humbin jetën nga sulmi amerikan në aeroportin e Bagdadit

by Java News
03/01/2020 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth mesnatës, disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 të tjerë.

Blitz-i i forcave amerikane vjen pas paralajmërimit të ministrit të mbrojtjes, Esper, pas disa ditësh demonstrimesh dhe akteve guerile para ambasadës amerikane të cilat ishin rrjedhojë e bombardimit të milicive shiite ku gjetën vdekjen 25 prej tyre.

Sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, sulmi u krye kur Soleimani dhe bashkëpunëtori i tij, Mohamed Ridha, sapo kishin zbritur në tokë dhe po hynin në njërën nga dy makinat që i prisnin.

Vrasja e Soleimani rrezikon të ketë pasoja të thella në marrëdhëniet e tensionuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, në Lindjen e Mesme por edhe në Shtetet e Bashkuara.

Irani zyrtar tha se SHBA dhe Izraeli ishin përgjegjës për aktin e asaj që ata e quajtën terrorizëm ndërkombëtar dhe premtuan reagime, ndërsa tregjet e naftës në Lindjen e Largët kanë shënuar rritje të mprehta të çmimit të naftës.

Dy ditë më parë Pentagoni tha se 4,000 parashutistë janë gati për t’u ulur në Kuvajt.

Dërgimi i trupave shtesë në Lindjen e Mesme erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani do të “paguajë një çmim shumë të madh” për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Brigada e Divizionit të 82-të të Ushtrisë Ajrore të Ushtrisë amerikane u urdhërua për t’u vendosur me shpejtësi në Kuvajt për tju shtuar 750 të tjerëve që ishin duke shkuar.

“Të paktën 750 paratrupa janë tashmë duke shkuar në Lindjen e Mesme, konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper duke thënë se forcat shtesë janë të gatshme për t’u vendosur brenda disa ditëve. Kjo vendosje është një veprim i duhur dhe parandalues i ndërmarrë si përgjigje e niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane”, – tha Esper.

Një total prej 4,000 ushtarësh nga Brigada e 82-të janë njoftuar se do mbërrijnë brenda 24 orëve të ardhshme. /e.s/

Next Post
Detaje nga vrasja tragjike në Austali, çifti shqiptar sapo u kthye nga festa e përvjetorit të parë. Çfarë rrëfen dëshmitari

Detaje nga vrasja tragjike në Austali, çifti shqiptar sapo u kthye nga festa e përvjetorit të parë. Çfarë rrëfen dëshmitari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com