• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta mes NATO-s dhe Rusisë një ngjarje që bëhet realitet në 2017? Ja katër skenarët e mundshëm

by Java News
29/12/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ekspertët e Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, parashikojnë raporte jo të mira mes Moskës dhe NATO-s gjatë vitit të ardhshëm.

Këshilli publikoi raportin e titulluar “Kërcënimet kryesore të vitit 2017”, ku në vendin e parë – me rrezikshmëri më të lartë – është konflikti i mundshëm me Rusinë.

Këtë raport dhe mundësinë e një lufte e komentojnë ekspertët rusë të sigurisë, raporton Telegraf.

Aktivitet ushtarak në Baltik

Sipas analistëve rusë, konflikti në Evropën Lindore është i mundshëm, sepse aty ka forca të NATO-s. Aleanca së fundmi vendosi që në atë rajon të dërgojë kontingjente tjera ushtarake.

Peter Topiçkanov, bashkëpunëtor i Qendrës Carnegie, thotë se kur dy forca të armatosura janë afër njëra-tjetrës, ato munden gabimisht – apo në formë provokimi – të futen në kontakt të gabueshëm. Në këtë rast nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i konfliktit dhe invadimi i trupave ruse në Letoni. Sipas Topiçkanovit, edhe pse një skenar i tillë është i mundur, askush në Perëndim ose në Rusi nuk dëshiron një luftë në Evropë!

Ndërkaq, Aleksei Fenenko, bashkëpunëtor nga Instituti për Sigurinë Botërore në Akademisë Ruse të Shkencave, thotë se hyrja e trupave ruse në Detin Baltik mund të paramendohet vetëm në këtë rast: kur NATO përpiqet të bllokojë Kaliningradin – enklavën ruse në Balltik.

Konflikti mes rusisë dhe NATO-s në Siri

Siria mund të jetë një tjetër platformë e konfliktit mes Moskës dhe NATO-s. Përkeqësimi i situatës në Siri është i mundur nëse shtetet perëndimore janë të vendosura në kërcënimet e tyre kundër Bashar al-Assadit dhe nëse nisin një operacion ushtarak kundër forcave qeveritare siriane. Analistët thonë se kështu është i mundur konfrontimi me ushtarët rusë që e mbështesin Assadin.

Anatoly Ciganok, ekspert ushtarak dhe profesor i Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare në Universitetin e Moskës, thotë se kjo gjë edhe teorikisht është e pamundur në muajt e ardhshëm. Sipas tij, SHBA-të në të ardhmen e afërt do t’ia dorëzojnë detyrat presidentit Donald Trump, i cili nuk do të ketë kohë për Sirinë. Po ashtu, në Siri do të nis sezoni i stuhive të rërës. Kështu, nëse ndodh ndonjë përkeqësim, ky nuk do të jetë i mundur para fundit të marsit.

Aleksandar Golc, ekspert i pavarur ushtarak dhe redaktor i një portali të opozitës, situatën në Siri e lidh me ndërrimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi vazhdimisht deklaron se duhet të rishikohet qasja e politikës së jashtme amerikane, ndaj tash është e vështirë të parashikohen veprimet e tij.

Ekspertët që folën për konfliktin në Evropën Lindore, i kanë bazuar gjykimet e tyre në logjikën e kundërshtimit të Rusisë në politikën e presidentit Obama. E njëjta logjikë ndërlidhet edhe me Sirinë. Por, pas zgjedhjes së Trumpit ndryshon politika”, thotë ai.

Përshkallëzimi për shkak të Ukrainës

Përkeqësim i marrëdhënieve mes Moskës dhe Aleancës mund të ndodh për shkak të Ukrainës, por probabiliteti nuk është i madh. Kjo ka të bëjë me “formatin” e konfliktit në Ukrainën lindore, ku zyrtarisht Perëndimi e Rusia mohojnë praninë e trupave të tyre.

Arsyet politike gjithashtu janë të rëndësishme. Gjermania dhe Franca shpejtë do të kenë zgjedhjet. Në kushte të tilla nuk duhet nxitur konflikti në Ukrainë, e lëre më të përkeqësohet raporti me Rusinë.

Sulmet kibernetike

Ekspertët besojnë se një nga skenarët e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s nuk do të lidhet me gjeografinë, por me kërcënimet në hapësirën kibernetike.

Kohët e fundit, autoritetet amerikane vazhdimisht akuzojnë Moskën për ndërhyrjet e hakerëve rusë në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane. Sipas Topiçkanovit, përshkallëzimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe ndonjë shteti të NATO-s në hapësirën kibernetike, është shumë i mundshëm. Eksperti përmend Indinë dhe Pakistanin mes të cilave sulmet kibernetike janë bërë pjesë e konfliktit.

Megjithatë, tash për tash nuk është plotësisht e qartë se çfarë nënkuptohet me agresion kibernetik dhe se çfarë duhet një shtet të bëjë në rast të tillë.

Nëse sulmi kibernetik ndodh në centrale atomike ose objekte transporti, kjo kërkon veprime të shtetit, përfshirë armët konvencionale”, thotë ai./a.k

Next Post
Scarlett Johansson sërish është më e paguara

Scarlett Johansson sërish është më e paguara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com