• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

by A. Q
20/08/2026 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në kuadër të proceseve të inspektimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në emër të Inspektoratit të Përgjithshëm, dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, në emër të AIF-së.

Bashkëpunimi synon të rrisë kapacitetet institucionale dhe profesionale të strukturave inspektuese për identifikimin në kohë të fakteve dhe rrethanave që mund të lidhen me aktivitete financiare të paligjshme.

Në bazë të marrëveshjes, Inspektorati i Përgjithshëm do të angazhohet të njoftojë menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare për çdo fakt, të dhënë apo rrethanë që ngre dyshime për veprimtari të paligjshme financiare, të konstatuara gjatë ushtrimit të funksioneve të inspektimit.

Palët do të bashkëpunojnë gjithashtu për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit me interes të ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm do t’u përgjigjet kërkesave për informacion të AIF-së brenda 10 ditëve pune, ndërsa në rastet urgjente afati i përgjigjes do të jetë 3 ditë.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i marrëveshjes është rritja e kapaciteteve profesionale të personelit inspektues. Në këtë drejtim, Agjencia e Inteligjencës Financiare do të mbështesë Inspektoratin e Përgjithshëm përmes materialeve udhëzuese, informacionit mbi tipologjitë dhe indikatorët e rrezikut, si dhe përfshirjes së ekspertëve të saj në aktivitetet trajnuese për inspektorët.

Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së efektivitetit të mekanizmave shtetërorë në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare mbeten të angazhuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbim efektiv të informacionit dhe forcim të kapaciteteve profesionale, me synim rritjen e integritetit, transparencës dhe sigurisë së veprimtarisë financiare në Republikën e Shqipërisë.

Next Post
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

October 5, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?

October 5, 2026
“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

October 5, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

October 5, 2026
Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

October 5, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim!

October 5, 2026
Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com