• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e qeverisë Kurti kundër Kosovës!

by Kimete Berisha
24/08/2023 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

I.
Me thonjë të gjatë XL, ministresha e Drejtësisë u ankua se qeveria e Kurtit është gjallë e për gazep nga Prokuroria!
Është shumë me rëndësi të përpiqesh të dukesh seksi kur prokurorët të shkaktojnë vuajtje shpirtërore.
II.
Prej kontaktit të fundit me lulediellin, ministri Peci ka pësuar ndryshime
të personalitetit.
Ku me ditë pse.
Thonë është një bimë, që nëse e shkel – të humb rruga në mal, e nëse ke fat e nuk e shkel – por veç e prek pak, të kaplon njêfarë ndjenje – trimërohesh.
Tash ministri i bujqësisë do t’ua tregojë qejfin të gjithë atyre për të cilër ky nuk ka mendim të mirë;
do t’ua rrëzojë shtëpitë, do t’ua thyej xhamat, edhe bizneset do t’ua shkatërrojë, me duart e veta.
Ndoshta edhe i rrahë.
Ministri Peci nuk e pret më Drejtësinë, vet i ndreq këto punët e rrezikshme që s’guxon kush t’ua përmend emrat.
III.
E ministri Arben Vitija nuk e ka ditur se në Kosovë ka ordinanca të palicencuara.
Gjendja horror në shëndetësi tregon më së miri se kush është Arben Vitija.
Ministri nuk e ka pasur të ndaluar ta kuptojë të vërtetën, sepse ordinanca e palicencuar nuk është fshehur në mal.
– Por, ministri i shëndetësisë nuk ka ndodhur asnjëherë të dijë diçka.
Nuk e ka ditur as gjatë pandemisë se sa kushtojnë maskat, prandaj e ka pas blerë një maskë – 20 euro.
Nuk e kanë hetuar për vjedhje sepse qeveria Kurti i shfrytëzon emergjencat, pandemitë, varrezat, tragjeditë, fatkeqësitë, urinë, luftën dhe rrezikun e përgjithshëm për të vjedhur.
Se, kur ndodhin fatkeqësirë s’di njeriu ku i ka mendtë e kresë e lëre më paret e shtetit.
IV.
Albin Kurti e ka krijuar popullin e Ri shqiptar, të cilët komplet jetojnë në diasporë.
Pasi e ka krijuar popullin e tij personal-privat, tash i duhet ta krijojë edhe shtetin privat të Kosovës dhe sistemin paralel të Drejtësisë.
BE dhe SHBA e kanë izoluar, por pardje e pati fatin t’ia prek dorën Zelenskyt.
Si duket Zelensky e ka pasur dorën e butë e të ngrohtë se Albin Kurti buzëqeshi.
– Si mos ta ketë dorën e butë Zelensky, pa luftuar kurrë.
Ky është ai fati: kur e udhëheq luftën e vet nuk lufton!
V.
Pasi ia preku dorën Albin Kurti, këshilltari i Zelenskyt i tha Serbisë se prekja e dorës nuk numërohet, dhe asnjë vardisje nuk i ndihmon shqiptarët: ‘kot që i kanë vënë sanskione Rusisë, se nuk e njohim Kosovën shtet’, tha bajati ukrainas.
VI.
E Gërvalla i siguroi gazetaret ukrainase se ‘së bashku do ta festojnë çlirimin e Ukrainës’.
– E çfarë gazetare janë ato që ikin nga lufta!
VII.
Albin Kurti e ka shtyrë edhe regjistrimin e popullsisë.
Me mend, se nuk regjistrohet populli në kolonë, duke ikur nga Kosova.
Kur të ‘përfundojë’ largimi i shqiptarëve (siç e ka planifikuar Albin Kurti), pastaj ju regjistron ky.
VIII.
Përveç luftës ndaj prokurorisë, Albin Kurti ka gjetur kohë t’i provokojë edhe fëmijët pak.
T’ua plotësojë dëshirat – t’i lë pa libra. Nxënësit janë mërzitur që nuk do të ketë greva për ta shtyrë pushimin.
E di kryeministri se s’ka nxënës që së paku një herë në jetë nuk ia ka dëshiruar shkollës – ‘zhdukjen’.
Librat nuk ua kisha blerë, mos ua bleni librat se s’keni pare, edhe gjë nuk u duhen librat, se askush s’i lexon, së paku le të dihet që kryeministri vjedh bukë dhe abetare (hajn bazik)…
Pa një fletore me kutia nuk bën.
Dhe sidomos pa lojëra nuk lihen fëmijët.
Se librin edhe nëse e gjen në rrugë nuk e merr kush!
P.S. Çka do qeveria Kurti?
Ne e kemi ditur se Serbia ka dashur të na shfarosë, ta zbraz Kosovën nga shqiptarët dhe Kosova të mbetet e Serbisë!
Kur e di qëllimin e armikut, më lehtë e përballon.
– Po çfarë qëllimi ka Albin Kurti?
Serbia ka vrarë shqiptarë fizikisht, Albin Kurti po i vret shqiptarët shpirtërisht dhe mendërisht.
Dhe po i vret shpirtërisht – duke i përbuzur dhe nënçmuar.
– Nënçmim më të madh se sa që ua ka bërë zv.ministër ushtarin e Millosheviqit – nuk ka!
– Nënçmim më të madh se sa që, njësoj si Serbia, i dënoi minatorët e Trepçës që protestuan për pagat që ua vonuan – nuk ka.
(Paramilitarëve serbë të ‘Mbrojtjes Civile’ u jep paga.
Ata nuk punojnë në Institucione, por marrin paga nga Institucionet e Kosovës për ta mbajtur Veriun në terror).
– Minatori shqiptar është i varfër, i vuajtur, nuk ka siguri në punë, e fiton bukën me nder, është i mërzitur, por është edhe simbol i lirisë shqiptare.
Se veç kush e nxjerr bukën prej dheut e di se vet njeriu është dheu.
X.
Ministri Hekuran Murati është sadisti më i madh dhe më i tmerrshëm që ka njohur ndonjëherë politika shqiptare.

Next Post
Përmirësohet situata me zjarret në vend, shkon në 23 numri i piromanëve të ndaluar

Përmirësohet situata me zjarret në vend, shkon në 23 numri i piromanëve të ndaluar

Comments 1

  1. Babiarmand says:
    3 years ago

    Amerika kot lodhet.ja kemi mesuar hilet.ne 2007 me urdher te Amerikrs dhe dollaret e Amerikes u be demontimi i gjithe arsenalit ushtarak Shqiptare taket raketat topat armet kimike qe ti thoshte Shqiperise sot jepe vet kosoven serbise se ske bith te luftosh.e keqja e madhe e Shqiperise dhe kosoves eshte Amerika e cila duhet shporur.Amerik me popullin Shqiptare skeni me pune ik pirdhuni pagoi gazetaret dhe kanalet televizive sa te duash ti per ne je e mbaruar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In