• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 30, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lufta e Irakut, Toni Bler dhe justifikimet trashanike për rrufenë britanike ndaj Berishës

Skënder Minxhozi by Skënder Minxhozi
23/07/2022 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

E gjithë Partia Demokratike që mbështet Sali Berishën, përfshirë mediat që i rrinë nga pas, janë mobilizuar këto orë që të sulmojnë, mpakin dhe të fusin në kanale konspirative vendimin zyrtar të Britanisë së Madhe për ta shpallur non grata ish-kryeministrin shqiptar.

Papritur Xhorxh Sorosi, njeriu i urryer që dikur  rrëzoi paundin britanik në bursa, na del se paska influencë të madhe edhe në Londër, papritur rishfaqen edhe gabimet e pretenduara të shërbimeve britanike në luftën e Irakut, ashtu siç shfaqet edhe fantazma e Toni Blerit, këshilltarit të Ramës, të cilit ju dëgjoka fjala edhe në qeverinë konservatore, një palë politike që në fakt nuk e sheh dot me sy ish-kreun e laburistëve. Të gjitha këto elemente në dukje pa lidhje janë vënë bashkë për të thënë se ‘anglezët po ja fusin kot me Berishën’!

Gjithçka negative dhe e gabuar në adresë të britanikëve,  shtetit dhe institucioneve të tyre, po vlen këto orë për të ndërtuar një teoremë të re justifikimi për Sali Berishën, duke e paraqitur perandorinë më  të madhe të historisë moderne, Mbretërinë e Bashkuar, si një shtet afrikan që e merr për hunde Amerika dhe që nuk di asgjë nga ato që ndodhin nëpër botë. Dhe çuditërisht të gjitha këto të vërteta i dinë vetëm një dyzinë deputetësh dhe gazetarësh në Tiranë, që kanë marrë për mision t’u thonë shqiptarëve se skedimi i Berishës nga britanikët  është një procedurë burokratike e gabuar, tendencioze dhe pa asnjë vlerë.

Në këtë shfrenim emocionesh irracionale dhe reagimesh absurde, shumëkush harron se Berisha është shpallur non grata nga Britania e Madhe, e jo nga ishujt Solomon, harron gjithashtu edhe se prej kohësh ambasadat  evropiane  në Tiranë, përveç asaj amerikane, e kanë mënjanuar zyrtarisht nga protokolli Doktorin, duke dhënë mesazhe të hapura se qeveritë e tyre nuk duan të kenë punë me kreun e ri të PD. Më në fund, të gjithë ata që bëjnë sikur shpërfillin sot vendimin e Londrës zyrtare, së  pari i bëjnë një shërbim të keq  publik imazhit të vetë Sali Berishës në opinionin publik shqiptar, e së dyti dëshmojnë edhe një herë atë që dihej botërisht pasi Berisha shkeli në zyrën e kreut të PD: që kjo parti do të  harxhonte pafund kohë, energji dhe nerva duke u marrë më fatin personal të Doktorit,  e jo me opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ajo që ka ndodhur orët e fundit me Berishën është një mesazh i qartë i Perëndimit se nuk mund të pranojnë që e vjetra të rikthehet kaq sfidueshëm në krye të një vendi që është ndër më properëndimorët në Evropën Lindore. Nuk mund të pranojnë që përpjekjet për largimin e elitës së vjetër drejtuese, të sfidohen kaq hapur nga më i vjetri i të gjithë politikanëve shqiptarë.

Rikthimi i Berishës në politikën aktive ka bllokuar procesin edhe ashtu të ndrojtur e të vështirë të ripërtëritjes së elitës politike shqiptare. Në anën tjetër, teksa shohin letrën zyrtare të Britanisë së Madhe që i thotë “ndal” Berishës, demokratët që e morën me lehtësi dhe naivitet sfidën ndaj Shteteve të Bashkuara, kanë rastin të kuptojnë se nuk mjafton një kongres në stadium dhe një dyzinë takimesh populiste nëpër Shqipëri, që të heqësh damkën amerikane nga shpina. Aq më keq kur përveç shpinës së liderit, vendos t’ja hedhësh këtë barrë edhe kurrizit të partisë, një gabim taktik që PD, e jo vetëm Berisha, do ta vuajnë së bashku edhe në të ardhmen.

Vendimi që Partia Demokratike që sot identifikohet me Berishën  ka marrë për të bashkuar fatin e saj me atë të personit që e drejton, përbën një lojë të rrezikshme bixhozi që mund të ketë kosto të pallogaritshme politike e elektorale për të gjithë opozitën shqiptare. Lajmet e fundit nga Londra provojnë se nëse deri dje demokratët vegjetonin nën lidershipin anemik të Bashës, sot ju duhet të bashkohen me kreun e ri të partisë në luftë kundër simboleve më të fuqishme të Perëndimit, Amerikës e Britanisë së Madhe. Ky është një aberracion që PD e ka të vështirë ta përtypë dhe ta justifikojë sot, kur partia ka hyrë në kurs anti-perëndimor dhe kur aleatët e djeshëm amerikanë e britanikë po konsiderohen si ca lolo që i merr për hunde një miliarder 87 vjeçar dhe një kryeministër ballkanik i një vendi që mezi shuan edhe zjarret e verës në ullishtet e Vlorës. PD vendosi të rreshtohet pas një halli personal të cilin sot kupton se e ka kthyer në hall zyrtar. Gabim trashanik dhe i pakthyeshëm.

abcnews.al

Next Post
Nga 21 të shtëna topi e deri tek…/ Nesër betohet Bajram Begaj, ç’do të ndodhë në Presidencë

Nga 21 të shtëna topi e deri tek.../ Nesër betohet Bajram Begaj, ç'do të ndodhë në Presidencë

Comments 3

  1. Drago Metushi says:
    1 year ago

    O Skender Minxhozi qe ri gjithe diten ne bixhoz shko e futi nja 5 tufa majdanoz
    dhe pastaj shko ne barbadoz dhe atje bej shkrime kundra Z.Berishes se do te vij dhe ty dita te varim tek kodra pishes

    Reply
  2. Ρrushi ! says:
    1 year ago

    Nuk merakosem fare qe PD-ja dhe opozita hallakatet pas nje plaku te rrjedhur nga mente plaku Mere si Berisha. gazetari minxhoyi eshte nje nga korrifejte e gazetarise shqiptare .
    Por nuk ndreqet kjo opozite anemike nga kritikat e kesaj elite. Bashkohuni me shumicen qe e frustojne Berishen. Qeveria Rama eshte ne rruge e duhur.

    Reply
  3. Lili says:
    1 year ago

    O Drago.Je shqiptar.Bota është e bukur pikërisht se është me ngjyra,me njërëz qe mendojnë ndryshe,që kanë pamje dhe gjuhë të ndryshme,ka kultura,Doke e zakone të ndryshme.I dashur Drago.Pse u hakërrehesh.Thuaj një fjalë më të butë,ju më i matur dhe i qetë.Si i thua tjetrit botërisht se do të të vijë dita të varim te kodra e pishës? Ky është kërcënim publik.Mos harro se email nga ti dërgon është i identifikueshëm dhe pse emri yt mund të jetë pseudonimi.Më i qetë,më racional,më i drejtë duhet të jesh…Të uroj shëndet e jetë të gjatë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë e Kosovës”, Rama: I bashkohemi thirrjes së SHBA!

“Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë e Kosovës”, Rama: I bashkohemi thirrjes së SHBA!

September 30, 2023
Sveçla: Do kërkojmë ekstradimin e Radoiçiç dhe terroristëve të tjerë

Sveçla: Do kërkojmë ekstradimin e Radoiçiç dhe terroristëve të tjerë

September 29, 2023
Tensionet në Veri, Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Tensionet në Veri, Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

September 29, 2023
30 vite pas vrasjes së 2Pac, arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj tij!

30 vite pas vrasjes së 2Pac, arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj tij!

September 29, 2023
Letra e plotë e Milan Radoiçiç, ja si u përpoq të ruante Serbinë

Letra e plotë e Milan Radoiçiç, ja si u përpoq të ruante Serbinë

September 29, 2023
Bandat kriminale në rritje, policia suedeze kërkon ndërhyrjen e ushtrisë

Bandat kriminale në rritje, policia suedeze kërkon ndërhyrjen e ushtrisë

September 29, 2023
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit

September 29, 2023
Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiç së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiç së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

September 29, 2023
“Dislokim i madh”/ SHBA, thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Po monitorojmë situatën

“Dislokim i madh”/ SHBA, thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Po monitorojmë situatën

September 29, 2023
Kurti: Serbia donte të fillonte lufta të dielën. S’përjashtohet një sulm i ri, ‘grupet e armatosura’ po stërviten afër kufijve të Kosovës

Kurti: Serbia donte të fillonte lufta të dielën. S’përjashtohet një sulm i ri, ‘grupet e armatosura’ po stërviten afër kufijve të Kosovës

September 29, 2023
Nga femrat, jeta në Tiranë, fasulet dhe “ça bone”: Afrikanët e Partizanit tregojnë “sekretet” e të kuqve

Nga femrat, jeta në Tiranë, fasulet dhe “ça bone”: Afrikanët e Partizanit tregojnë “sekretet” e të kuqve

September 29, 2023
FOTOT/ Rama pret në një takim princin e kurorës së Abu Dhabi-t: Folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta

FOTOT/ Rama pret në një takim princin e kurorës së Abu Dhabi-t: Folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta

September 29, 2023
Emri/ Moti i keq për pak shkakton tragjedi, rrufeja godet tufën e bagëtive: Shpëton mrekullisht çobani 38-vjeçar

Emri/ Moti i keq për pak shkakton tragjedi, rrufeja godet tufën e bagëtive: Shpëton mrekullisht çobani 38-vjeçar

September 29, 2023
“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”/ Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç

“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”/ Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç

September 29, 2023
Vrasja  policit në Veri/ Gjermania: Irrituese kur Vuçiç i “deklaron fajtorët viktima”

Vrasja policit në Veri/ Gjermania: Irrituese kur Vuçiç i “deklaron fajtorët viktima”

September 29, 2023
‘Jam ngacmuar seksualisht në skenë nga një vajzë’/ Artisti i njohur flet për videon virale në një lokal nate

‘Jam ngacmuar seksualisht në skenë nga një vajzë’/ Artisti i njohur flet për videon virale në një lokal nate

September 29, 2023
Emri/ Vajza doli për gjah me të atin, vritet nga rrufeja 16-vjeçarja

Emri/ Vajza doli për gjah me të atin, vritet nga rrufeja 16-vjeçarja

September 29, 2023
“Unë jam djali i heroit”/ Gazetari rrëfen takimin me të birin 10 vjeçar të Afrim Bunjakut

“Unë jam djali i heroit”/ Gazetari rrëfen takimin me të birin 10 vjeçar të Afrim Bunjakut

September 29, 2023
Kurti dorëzohet? Kryeministri i Kosovës: Peticioni, mënyra e duhur për zgjedhjet në veri! BE t’i largojë masat sa më parë

Presioni ndërkombëtar jep efekt/ Albin Kurti tërhiqet: “Ok” për KFOR në veri

September 29, 2023
Emri/ Pastroi 2 milionë paund në Shqipëri, 11 vite burg për bosin shqiptar të drogës në Britani

Emri/ Pastroi 2 milionë paund në Shqipëri, 11 vite burg për bosin shqiptar të drogës në Britani

September 29, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com