• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Brukseli: Investimi në Sazan dhe Zvërnec mund të arrijë deri në 6 mld euro! Investitorët vijnë për potencialin e vendit (VIDEO)

by A. Q
29/09/2026 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin e Euronews 2026 për investimet e mëdha në sektorin e turizmit, projektet në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, si dhe debatin mbi zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës.

Rama deklaroi se Shqipëria po përpiqet të tërheqë një prej investimeve më të mëdha turistike në Europë, duke bërë të ditur se projekti që kombinon ishullin e Sazanit me gadishullin e Zvërnecit mund të arrijë në një vlerë prej 6 miliardë eurosh ose edhe më shumë.

“Sot ne jemi në përpjekje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që, i kombinuar mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrijë në 6 apo më shumë miliardë. Jemi hapur si vend. Njerëzit po shikojnë ku janë mundësitë. Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale, por edhe sepse më kanë qejf”, u shpreh Rama.

I pyetur mbi kritikat dhe protestat që kanë shoqëruar diskutimet për zhvillimin e Sazanit dhe nëse një klimë e tillë mund të ndikojë në perceptimin e investitorëve të huaj, Rama tha se interesi për Shqipërinë lidhet, sipas tij, me potencialin ekonomik dhe turistik të vendit. Rama tha se diskutimet për investimin me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe kompaninë nga Katari, kanë nisur në një periudhë kur nuk ishte ende e qartë e ardhmja politike e Trump në Shtetet e Bashkuara.

“Duhet t’i them gjërat siç janë. Nuk është se e them unë, por ju në Euronews, duke më ftuar mua. Dhjetë vite më parë nuk do të ndodhte që kryeministri i Shqipërisë të ftohej në një samit turizmi për të folur për turizmin dhe nuk do të ndodhte që një kryeministër t’i kërkohej gjithmonë ‘eja, eja’, dhe jam i privilegjuar. Arsyeja reale përse kanë ardhur nuk është politike dhe nuk lidhet me Trump. Por dhëndri i Donald Trump, së bashku me një kompani shumë të madhe edhe në turizëm nga Katari, e pa shumë tërheqëse të investonte në Shqipëri. Biseda ka nisur kur Donald Trump nuk ishte e qartë nëse do shkonte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. S’ka aspak lidhje me këtë, por me potencialin e Shqipërisë, me ambicien tonë për të bërë diçka që është turizmi i brezit të ri”, deklaroi Rama.

Sipas tij, modeli i ri i turizmit nuk duhet të vendosë zhvillimin ekonomik përballë mbrojtjes së natyrës, por duhet t’i ndërthurë të dyja.

“Turizmi i brezit të ri nuk duhet të jetë rrjedhojë e një konflikti mes zhvillimit dhe natyrës, por, përkundrazi, rezultati i zhvillimit së bashku me natyrën. Nga ana tjetër, mënyra si zhvillohemi sot nuk duhet të mbështetet te stereotipat e konservimit, por te nevoja për rigjenerim”, tha ai.

Kryeministri u ndal edhe te kritikat për ndërhyrjet në zonën e Zvërnecit dhe lagunën e Nartës, duke argumentuar se kjo zonë përballet me problematika mjedisore që, sipas tij, kërkojnë ndërhyrje dhe rigjenerim. Rama sqaroi se për projektet e zhvillimit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit po synohet përfshirja e specialistëve të fushave të ndryshme, me qëllim që projekti të ndërthurë zhvillimin turistik me elementët natyrorë të zonës.

“Për të gjithë ata që thonë: ‘Ah, kjo laguna!’, askush s’e di sa e ndotur është ajo lagunë dhe sa probleme kemi me të gjitha llojet e pemëve në atë zonë, që duhen ruajtur përmes rigjenerimit. Ideja që natyra do kujdeset për veten nëse jemi ne aty dhe s’bëjmë asgjë për natyrën, është krejt e pabazë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë me arkitektët më të mëdhenj, inxhinierët, hidrologët e gjeologët më të mirë, për të ardhur me diçka që do të jetë destinacion ku natyra do të jetë ajo që del në pah dhe ku njerëzit do të kalojnë pushimet dhe shqiptarët do të marrin mbrapsht gjithçka që meritojnë nga kjo, që do të thotë një ekonomi shumë të fortë”, theksoi Rama.

Next Post
Katerina Goga rrëfen pajtimin me Arnoldin Damazetin: “Më shkroi se kishte reflektuar dhe kërkoi ta kuptoja

Katerina Goga rrëfen pajtimin me Arnoldin Damazetin: Më shkroi se kishte reflektuar dhe kërkoi ta kuptoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com