Grupi i strukturuar kriminal “Luanët e Ballkanit” dyshohet se fshihet pas disa sulmeve terroriste të ndodhura në Evropë.
Ai tha se raporti i publikuar nuk është i saktë, pasi nuk ka një informim lidhur me këtë grup. Gjithashtu Drymishi foli dhe për armët e sofistikuara të përdorura në sulmin e Vjenës. Sipas tij armët mund të kenë mbërritur në Vjenë përmes kufirit me Ballkanin.
“Në këtë parashtesë ka disa elementë. Raporti është një vlerësim periodik që bëhet sa i përket kërcënimit nga terrorizmi dhe si i tillë nxjerr për herë të parë këtë fakt që bëhet fjalë për një rrjet të përmendur si luanët e Ballkanit. Unë nuk më rezulton i njohur si grup. Fakti që një raport i tillë e merr dhe e rendit si të listuar kjo është një mospërputhje me protokollin. Kur bëhet fjalë për një grup të mirë shoqërohet me një paragraf informues, kjo nuk gjendet. Zakonisht grupet e tjera janë fraksione të ISIS dhe Al-Kaedas. Një raport i këtij klasi duhet të ishte më i laboruar në këta aspekt. Ajo që ishte risi nëse do të bëhej fjalë për një gjë të tillë nëse do të kishte disa tentativa për të krijuar një filial të ISIS-it në Ballkan. Në këtë nivel do të kishim një grup të strukturuar. Fakti që disa njerëz duan të identifikohen si të tillë dhe duan të tërheqim vëmendje për arsye dhe rekrutimi. Duhet të kemi parasysh faktin që shpeshherë shtetet e Bashkuara janë në timonin e luftës ndaj terroristit, një gjë të ngjashme tha dhe Obama pas vrasjes së Bin Laden-it. Kërcënimi ngelet dhe këto organizata kanë treguar rigjenerim. Ky grup që mund të përbënte një potencial është tentativa për t’u bërë i njohur dhe i pranuar. Kjo është spekulative sepse është e panjohur ky drejtim. Ka gati një dekadë që eksplorohet nëse ka një pikë lidhje mes grupit të krimit të organizuar dhe organizatës terroriste. Në kushtet e Afganistanit ishte një ngritje fondesh. Grupet terroriste i kryejnë operacionet që i ngjajnë shërbimeve sekrete dhe shpesh nuk i zbulojnë tentativat e tyre. Ka raste por nuk ka një strukturim. Ballkani dhe Austria kanë një lloj afrimiteti dhe është më e lehtë të transportohet armë”, tha Dyrmishi.