• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lu-Basha, lëvizje diplomatike në boshllëk

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, thotë fjala e urtë. Me shqipen e tij gjithnjë e më të pranueshme, Donald Lu me siguri që e di domethënien e kësaj fraze. Ai ka trokitur edhe një herë derën e opozitës në orët e para të së martës, për një takim i cili, sipas gjithë informacioneve, është fokusuar mbi reformën në drejtësi. Në fakt prej javësh ecejaket e Donald Lu në zyrat e Bashës dhe Berishës janë justifikuar në rrugë informale nga ambjente të mirëinformuara diplomatike, si përpjekje për të ushtruar presion pozitiv mbi krerët e opozitës, me qëllim që klima e nxehtë politike në Shqipëri dhe incidentet e shpeshta mes palëve, të mos e prekin korsinë preferenciale të reformës.

Të para kështu, tentativat e përsëritura të kryediplomatit amerikan pranë opozitës përbëjnë një linjë veprimi që bën sens. Por që ka pas vetes edhe një risk jo të vogël, si çdo ndërmjetësim që kryhet në kushtet e karaktereve të paparashikueshme të politikanëve shqiptarë, që janë subjekt i kësaj trysnie. Amerikanët kanë marrë qysh në krye të herës, së bashku me Bashkimin Europian, pronësinë de facto të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi. Ka qenë e vetmja garanci që drafti i reformës të bëjë përpara, në një ambjent ku çdo negociatë tjetër do të mbetej thjesht në mes të rrugës.

Donald Lu ka qenë dhe është një ndër diplomatët më të artikuluar në betejën morale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në përçimin e mesazheve të nevojës urgjente që ka Shqipëria, për të përmbysur sistemin e saj të drejtësisë. Në këtë aspekt, edhe ekspozimi i tij i dukshëm i muajve të fundit në krah të Bashës dhe Berishës, është parë thjesht si një rrethanë që lidhet me domosdoshmërinë për të korrigjuar kursin refraktar të opozitës së djathtë, në raport me reformën në drejtësi.

Në krahun tjetër, ndërmjetësimi diplomatik pranë një pale, kërkon gjithashtu edhe gatishmërinë për hapje dhe negociatë të kësaj pale. Deri më tani pozicioni i opozitës, edhe pas konkluzioneve finale të Komisionit të Venecias, ka qenë përgjithësisht frenues dhe konservator. Megjithëse është rënë dakord në darkë për disa aspekte, në mëngjesin pasardhës gjithçka është shbërë, tamam si Pëlhura mitologjike e Penelopës.

Ky qëndrim i opozitës ndaj reformës po vendos në pozitë gjithnjë e më të vështirë edhe ndërmjetësimin amerikan. Më konkretisht, ai që po riskon më së shumti duket ambasadori Lu, i cili duke trokitur kaq shpesh në dyert e PD, ndërkohë që kursi i saj nuk dëshmon ndonjë modifikim pas këtyre takimeve, po rrezikon të shfaqet i pafuqishëm për të shbllokuar kolapsin aktual, para opinionit publik. Ka sens të takosh Lulzim Bashën dhe cilindo tjetër në PD, për sa kohë që procesi i negociatave avancon dhe për sa kohë që shanset për të pasur një paketë reforme para sezonit veror, mbeten reale. Në kushtet kur barometri i reformës vijon të tregojë kohë të keqe, edhe ndërmjetësimi diplomatik i partnerëve rrezikon të duket si një levizje në vakuum, që nuk zgjidh asgjë, por që thjesht shërben për të nxjerrë fotot dhe titujt e rradhës në faqet e para të gazetave të Tiranës.

Next Post

Ja vitamina që ju ndihmon për t'i shpëtuar problemeve me zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In