• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI propozon kthimin e vendit nga Republikë Parlamentare në… Presidenciale

by Java News
14/02/2018 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i LSI, madje i Drejtesise, propozon kthimin e republikes parlamentare me ‘koke poshte’, duke e kthyer ate ne republike presidenciale, meqe ish kryetari i tij tani eshte President. Ish-ministri  i Drejtësisë Ylli Manjani, propozon qe negociatat me Greqine ti drejtoje Presidenti Meta, ndersa qeveria te jete “çiraku’ i kreut te shtetit.

“Presidenti i Republikës i drejton në themel negociatat, natyrisht nëpërmjet negociatorëve zyrtarë që Ai cakton! Padyshim edhe me negociatorë të propozua nga Qeveria!”, shkruan Manjani, duke qene gjithnje ‘origjinal’ duke e bere shtetin çeshtje personash dhe jo institucionesh dhe ligjesh me te cilat funksionon shteti ne nje republike parlamentare.

Shqiperia eshte nje republike parlamentare dhe sa i perket kompetencave kushtetuese ka nje president te dobet, aq me shume me Kushtetuten e re. Manjani ka qene minister Drejtesie dhe presupozohet se ka ide minimale se si funksionon shteti ne nje republike parlamentare. Propozimi i tij thjeshte na kujton se sa shtetare te dobet na kane qeverisur si shtet dhe qe kane guximin juridik qe te propozojne dhe kthimin e shtetit ne nje dege te LSI.

Ja postimi i plotë i Manjanit:

Një sqarim kushtetues!

——————

Ka një keqkuptim të madh me kërkesën e qeverisë për Plotfuqishmëri, që kërkon nga Presidenti i Republikës për të negocuar e nënshkruar marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese me numër 15 i datës 15.04.2010, vendim i cili është pjesë e Kushtetutës, Presidenti në këtë rast nuk lëshon thjesht një autorizim dhe rri e pret!

Jo!

Presidenti i Republikës i drejton në themel negociatat, natyrisht nëpërmjet negociatorëve zyrtarë që Ai cakton!

Padyshim edhe me negociatorë të propozua nga Qeveria!

Kërkohet të lidhet një marrëveshje ndërshtetërore me natyrë politike, ndaj Gjykata Kushtetuese, pra Kushtetuta, ka mandatuar Presidentin ta drejtojë këtë proces.

Pa dyshim Qeveria nuk përjashtohet, por ajo duhet thjesht në vihet në shërbim të negociatave që duhet të drejtohen nga kryetari i Shtetit.

Pra me pak fjalë, qeveria ska pse kërkon plotfuqishmëri, por të vihet në shërbim në ekipit negociator!

Kjo ështe qasja e duhur dhe korrekte me përcaktimet Kushtetuese.

Këtë sugjeron dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u inicua nga Partia Socialiste që sot qeveris e vetme.

Shpresoj që kjo gjë tashmë të mos ketë debat…

a.meta/javanews.al

Next Post
Fier/ 28 vjeçari godet me dru policët e patrullës

Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës, u vra me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com