Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve animimin e saj kundër rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë e Vorës.
Në kërkesën e saj LSI kërkon shpalljen të pavlefshëm votimin në disa QV në këtë bashki. Përpara datës së zgjedhjeve LSI kishte denoncuar transferimin në mënyrë fiktive të të paktën 600 qytetarëve në këtë bashki me qëllim që të votonin për kandidatin e PD, Fiqiri Ismaili, ndërkohë që këtë të fundit e ka akuzuar edhe për blerje të votave me para në dorë apo me thasë mielli.
Kandidati i PD, Fiqiri Ismaili fitoi me 230 vota më tepër në krahasim me kandidatin e ASHE të propozuar nga LSI, Luan Sallaku në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor.









