• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lotët e Ermirës

by Monika Stafa
28/04/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Shoshori Stafa

E kisha përshndetur shkarazi në ambjentet e brendshme të Rognerit, atë gruan e re që më kish lënë gjurmë në ekranin e televizorit vite më parë kur mundohesha të ndiqja emisionet e formateve të mëdha televizive në ekranet shqiptare. Kuptova se sytë i kish të ndritshëm, cfarë më bëri të mendoj se jeta për të ishte ndryshe prej të shumëve. Për mua nuk qe një surprizë deri këtu.

Historia e përgjimeve që i ndodhi më pas po aq nuk më cuditi. Ishte një Espionage Trick i zakonshëm ku jeta jote që pas shpikjes së ikonës së internetit, nuk do të ishte më aq secrete. Por mundësia për ta mbrojtur atë me pushtetin e ligjit, neni 8 i së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta përkedhelte idenë se ajo ruhej deri diku. Nuk është se kish qenë e tillë edhe në sisteme të tjera por shek. 21-të e bashkë me të edhe ëikileaks po provon se tashmë bota nuk ruan më sekrete. Do të ishte budallallëk të mendoje se askush nuk të sheh apo të vëzhgon me një sy të tretë që ti nuk duhet ta nxjerrësh prej mendjeje gjithmonë, sidomos kur personazhet i përkasin një ranku më të lartë publik.

Por po aq nuk do më cudiste edhe forca me të cilën ajo u përball megjithëse nëpërmjet telefonit në një studio televizive mbushur me burra ku zbërthehej historia e saj, bazë kodeve etnozakonore të një “mileti” hatërmbetur prej prekjes së nderit të shumicës ndërthurur me të ashtuquajturin status civil të saj. Gruaja që po kryqëzohej quhej Ermira Mehmeti, e cila disa vite më parë në një intervistë si pjesë e European Initiative Stability, një organizatë hulumtuese me bazë në Berlin që bën analiza politike në vendet evropiane, besonte se të rinjtë shqiptarë dalëngadalë po bëheshin pjesë e shoqërisë globale duke i lënë pas paragjykimet. Ermira ishte shpresëplotë kur thoshte se shumica e burrave me të cilën ajo punonte i përkisnin një brezi të vjetër të shqiptarëve dhe tradicionalë. Por nuk di të them shprehej më tej ajo, nëse ishin më shumë tradicionalë apo konservativ.

Nuk dihet nëse Ermira besonte fort në optimizmin e një ere të re që po frynte mes shqiptarësh në Maqedoni apo nuk donte ta pranonte me energjinë dhe pasionin e një të reje që po hynte në politikë, realitetin tejet konservator aq sa dhe dhunues të skenës politike shqiptare në tërësi, në rajon.

Rritur nën frymën patriarkale të Ballkanit dhe të mësuar se një burrë është ai që komandon segmentet më të rëndëisishme të jetës, gjithkush nga ne do ta kuptonte përse në disa vende si Maqedonia sidomos në qytetet shqiptare gratë të kenë qenë gjithherët të margjinalizuara. Ndaj në këtë kuptim ajo dukej se refuzonte t’i ndante të dyja konceptet ushqyer prej një ëndrre europiane që fshihte në zemrën e saj.

E shpenguar në llojin e vet, e vecuar prej të shumëve dhe një figurë që tremb me moskokcarjet e ndaj marzhinalizimeve të cdo lloji, Ermira jetoi para ca kohësh një lojë të pisët. Një muaj më pas gratë shqiptare të politikës u mblodhën për ta mbështetur në një seancë jo të zakonshme plenare.

Në fjalimin që mbajti përtej fjalëve Ermira, i rrëfeu publikut shqiptar se nuk ishte aspak e shqetësuar të fliste shumëcka mbi atë cfarë i kish ngjarë. Sepse ajo ndodhi mbetej beteja e saj. Por cfarë ajo e tha hapur me një kthjelltësi të ashpër, kur u ndje se duhet të fliste pikërisht në atë seancë grash parlamentare u kuptua të ishte një draft luftarak, i pari në historinë e saj si politikane, i pari aq zëshëm në historinë e gruas shqiptare të pas 90-tës.Tej fjalëve që u dëgjuan u kuptua qartë që refuzonte të vihej nën shantazhin e disa përgjimeve të burimeve të paligjshme ku askush ende dhe sot nuk ka guxuar t’i dalë ballazi me një emër. Prej atij fjalimi mbytur lotësh u kuptua thelbi; nëse do të isha një djalë nuk do të isha një vetëm një copë mishi sikundër quhen gratë sot përgjithësisht, përkundrazi do të isha i fortë. Nëse do të isha burrë nuk do të isha thjesht një mikromenaxhere, por do të isha më pranë pushtetit të atyre që më inskenuan përgjimin. Dhe nëse si burrë nuk do të isha i fortë, autoritar, arrogant, intrigant dhe mashtrues e do të isha thjesht i dobët aty ku mund të drejtoja qoftë dhe një kabinet ministror ajo që mund të më ndodhte do të ishte vetëm shkarkimi nga detyra dhe aq. Vetëm kaq. Është kaq e ndryshme kur bie fjala për burrat.

Unë jam e sigurt se të gjithë ne dëshirojmë të kemi gra si ajo në politikë, gra të ulura në pushtet .. gra të mencura, në vende ku ato të mund të bëjnë diferencën, sepse gjysma e politikës duhet të jetë me ne pavarëisisht se duhet ta pranojmë vetëm një e dhjeta e tij është në anën tonë.

Fjalimi i saj në parlament ka qenë drafti i saj i parë në historinë e saj si politikane europiane me ëndrrën dikur rinore,  ta shihte vendin e saj pjesë të një Europe të bashkuar dhe “gjuhën e tjetrit” si një koncept jo të huaj, panpacifist.

Por ndërsa fliste në foltoren e parlamentit, si një grua e fuqishme, bindëse, kontroversiale në lotët e saj, luftarake për të arritur majën e një sistemi jo aq miqësor, një grua po aq me të meta sa dhe e komplikuar e cila në përgjithësi gjatë karrierës së saj dukej që kish shmangur me zgjuarsi kurthet famëkeqe ndaj zonjave të bukua, para syve të sillte ndërmend se dikur apo diku duhet të vinin të tjera fjalime të këtij lloji mes ‘zonjave të shtëpisë’ si fillim e më pas nga gra të tjera në vende të tjera. Vë bast se askujt nuk do t’i vinte mirë nga përmbajtja. Askush nuk do i shijonte ato. Por ajo që pamë dhe dëgjuam nuk shpjegon gjithcka ka ndodhur ama nuk është se nuk shpjegon asgjë. Kupton se dicka ka ndodhur. I takon kombit tani të mendojë hollësisht dhe pak më në detaj aty ku dhe ‘djalli fshihet’ rreth këtyre “shades of grey” të Ermirës syndritur. Por është e sigurt se pas kësaj që i ndodhi shqiptares sonë në Maqedoni qasja ndaj së njëjtës ngjarjeje nga publiku ‘nesër’ për gruan tjetër, për gruan pas gruas tjetër dhe gruan tjetër në radhë do të jetë më e lehtë.

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

Himarë, denoncimi i republikanëve: Po zaptohet toka

Comments 1

  1. ira says:
    10 years ago

    Une jam e sigurt se ne nuk kemi nevoje per gra si ajo ne parlament dhe ne jeten publike e jo vetem. Grate, qe shohim te ngjisin shkallet e karrieres ketej e andej kufijve te Shqiperise, neper vendet shqipfolese, lene shume per te desheruar ne drejtim te asaj qe ato sjellin me vehte. Shume pak prej tyre kane care ne nje bote thellesisht mashkullore si ajo e shqiptareve, pa perdorur hiret. Nese duhet te dalin vetem 3 mbi uje, gra, qe kane sfiduar me dinjitet konkurencen, aq le te jene. Po te sakta. Eshte turp, te kete neper korridoret e shtetit, prostituta (dhe te stervitura mire) te shoqerise se larte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

October 2, 2026
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

October 2, 2026
Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

October 2, 2026
Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

October 2, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

October 2, 2026
Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

October 2, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com