• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lorik Cana, mes “sovranistëve” dhe unitaristëve

by Lorenc Vangjeli
07/04/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në fushë ishte kapiteni i madh i skuadrës së një vendi të vogël. Me këpucët e futbollit në gozhdë, Lorik Canës u dëshmua një kampion i madh jashtë fushe. Kampion në atë fushën tjetër ku luajnë të gjithë dhe ku secili e gjykon veten kampion mbi të gjithë. “Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy Kombëtare, kur jemi një komb”, thotë Lorik Cana. Njeriu që ka jetuar në sajë të talentit të këmbëve, dëshmoi me vetëm ca pak fjali, se zemra e madhe të çon në mendimin e madh. Ai shënoi aty ku shumëkush kishte dalë huq dhe mbrojti “portën” nga një prej autogolave më spektakolarë që i është bërë këtij kombi në shumë vite.

Pak vjet më parë debati për futbollin u bë papritur shumë i nxehtë në të dy anët e vijëzës së kufirit. Pasionet në sport janë vetvetiu shumë të nxehtë dhe shpesh edhe të papërgjegjshëm. Të shtuara edhe me “erzën” e patriotizmit, ato bëhen të papërballueshme. Debati për një apo dy kombëtare shqiptare, u bë atëherë shumë shpejt edhe i nxehtë, edhe i papërgjegjshëm. Sovranistë të vegjël andej dhe këtej vijëzës së kufirit, që gjenin rast të dëshmonin madhështi dhe unitaristë në të dy anët e saj, që nuk e lanë rastin pa theksuar epërsi, gjetën një rastin e përbashkët për të theksuar ndarjet dhe për të rikthyer në fjalor dy fjalët e preferuara të debatit shqiptar: patriotë e tradhëtarë. Ku varësisht secilës anë të llogores, tjetri shihej si tradhëtar nën breshëri patriotizmi. Fol e mos dëgjo, flit e qëllo, sa më shumë rriteshin tonet, aq më shumë zbehej logjika.

I njëjti cfurk dydhëmbësh ra dhe mbi futbollistët që duhet të bënin zgjedhjen e kombëtarëve këtej apo andej vijëzës së kufirit. Ata që pasioni për futbollin, por dhe mundësia e vetme që kishin pasur deri atëherë për fanelën e kombëtares, i kishte bërë kuqezi dhe ndryshuan ngjyrë, ishin tradhëtarët e unitaristëve dhe heronjtë e rinj të sovranistëve. Duke rikthyer në vëmendje absurdin e frikshëm dhe mallkimin që i ka shoqëruar shumë shpesh shqiptarët: të humbasin nga marrëzia e tyre në paqe atë që kanë fituar me gjak në luftë.

Lorik Cana e rihapi këtë temë. Në kohën e Coronavirusit ka shumë kohë për të gjykuar dhe për t’u gjykuar ato që bëhen shpejt e keq. Një kombëtare shqiptare mund të jetë  ëndërr. Një kampionat i përbashkët ku të luajnë skuadra nga Tirana e Prishtina bashkë, nga Korça e Drenica, në stadiumin fadil Vokrri apo Air Albania, është shumë më thjeshtë të realizohet nëse do të ekzistonte vullneti dhe nuk do të ishin paratë si argument i parë. Ashtu mund të dëshmohej se në gjeopolitikë, por dhe në futboll, shuma aritmetike e “ një edhe një”, është më shumë se dy. Ideja për një kupë të Shqipërisë, një kupë mbarëkombëtare, është një hap i mirë në këtë drejtim, por që sërish paratë e kanë lënë në mes të rrugës. Këtu mund të financohet dhe këtu mund të ngulmohet.

Lorik Cana, ndoshta edhe pa dashur, dha një leksion të madh. Atë që ju kujton shqiptarëve “se punët e vogla, kur bëhen me dashuri të madhe, japin frutin e duhur”! Ai foli për futbollin që njeh më mirë. Duhen në apel edhe ca kampionë të tjerë, në një fushë tjetër. Që të flasin për politikën po me këto terma dashurie e thjeshtësie si Loriku. Por për fat të keq, politika e flet keq shqipen: heronjtë e tradhëtarët janë etiketa që shpërndahen me shpejtësinë dhe pabesinë e coronavirusit mbi gjithë ata që nuk mbajnë distancën e duhur nga marrëzia dhe pasioni i rremë i çastit. Në pritje të çastit për t’u turpëruar një ditë prej tyre.

Next Post
Itali/ 94 mjekë dhe 26 infermierë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit

Itali/ 94 mjekë dhe 26 infermierë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

August 14, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Basti i Zelenskyt në Beograd, Serbia s’mund të jetë model! Kosova, pika më e ndjeshme

August 14, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

August 14, 2026
Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

August 14, 2026
Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

August 14, 2026
FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

August 14, 2026
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com