• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Ngërçi për ministrin e Jashtëm, zgjidhja ndoshta edhe përtej emrit të Cakës

by A R
12/01/2019 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i ashpër mes Kryeministrit dhe Presidentit për ministrin e ri të Jashtem ka qenë temë diskutimi në panelin e emisionit “Java në RTSH”.

Për të folur për konfliktin më të ashpër, që tashmë ka shkuar shumë larg, të ftuar në studion e emisionit ishin të ftuar gazetarët Alfred Lela dhe Erl Murati.

Për herë të parë, analisti Lorenc Vangjeli bëri të ditur se zgjidhja për kryediplomatin e ri mund të vijë përtej Gent Cakajt. Sipas Vangjelit, dy burime konfirmojnë se Rama e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese.

Një hipotezë kjo që u konfirmuar edhe nga të ftuarit, të cilët u shprehën se e kanë dëgjuar një version të tillë si zgjidhje të mundshme.

“E pakonfirmuar, por së paku dy burime pohojnë se kryeministri Rama ka një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese, e cila me gjasë nuk kalon nëpëmjet emrit të Genti Cakajt. Ky rast dëshmoi dhe njëherë në mënyrë të habitshme sesa tensione e emocione shpërthen shoqëria shqiptare në përgjithësi në situata përplasjeje sa delikate dhe të personalizuara janë marrëdhëniet dhe raportet mes institucioneve kushtetuese në vend. Sa e papjekur vazhdon të jetë demokracia shqiptare” – theksoi analisti Lorenc Vangjeli në studio.

Vangjeli tha se nëse ky version miratohet edhe zyrtarisht, ka gjasë që ministri i ri i Jashtëm të jetë edhe vëtë Edi Rama.

Ndërkohë që Zogaj u shpreh se Cakaj është shokuar nga ajo që ka ndodhur në skenën politike për dekretimin e tij.

“Un kam informacione se Cakaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme qoftë edhe si zv.ministër dhe nuk e sheh me veten pjesë e këtij festivali. Cakaj është shokur nga kjo që ka ndodhur” – tha analisti Preç Zogaj.

Sipas tij, po konsumohen batuta të paimagjinueshme mes krerëve të shtetit dhe kjo përbën një krizë komunikimi.

“Askush nuk mund të bëjë krahasime se kush është më i ditur. Këto janë përpjekje për të nxitur batuta dhe zallamahi. Kjo është një ekstravagancë e kryeministrit për një kandidat që jeton në mikro-kozmosin e tij” – tha Zogaj.

Por sipas tij, Meta me refuzimin e tij përbën një paradoks sepse tregon që ministri nuk i përmbush pritshmëritë e tij. Zogaj tha se të mos dekretosh propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit është e pakuptueshme.

Megjithatë, në editorialin e tij, analisti Preç Zogaj u shpreh se Rama nuk mund të ndërtojë një qeveri teknike duke qëndruar vetë në krye të saj.

“Kjo që ka bërë Rama është një shpallje vetvetishme e shterimit të resurseve njerëzore me angazhim politik brenda dhe rreth partisë socialiste; është një atentat kundër angazhimit të njerëzve dhe sidomos të rinjve në politikë. Rama nuk mund të krijojë një qeveri de fakto teknike duke qëndruar vetë në krye të saj. Edhe nëse në të përfshihen njerëz me kapacitete gjeniale. Rasti i Genc Cakajt është pjesë e kësaj anomalie” – tha Zogaj

Ndërkohë, gazetari Erl Murati konfirmoi se ka shumë mundësi që Rama ta tërheqë Gent Cakajn jo vetëm si ministër, por edhe si zv.ministër.

“Ajo që ne mund të marrim me mend është që Kryeministri ka qenë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, sikurse ndodh në raste ngërçesh institucionale. Mu duk e pahijshme që Cakaj të shfaqej në takimin e Ramës me ambasadorët” – tha Murati.

Për gazetarin dhe kryeredaktorin e ‘Gazetës Shqiptare’ mungesa e CV-së së Cakajt është një betejë e humbur e Ramës.

Ndërkohë që drejtuesi i Politiko.al, Alfred Lela, tha se kryeministri u detyruar të ndryshojë qeverinë për shkak të serisë së protestave në vend.

“Për mua ishte një improvizim nga ato që Rama bën shpesh dhe që i shpërtheu si një bombë molotov në dorë. Kishim protestën e studentëve dhe me pas Astirin apo ‘DH Albania’. E gjitha kjo e detyroi zotin Rama të bëjë ndryshimet në qeveri. Zoti Meta kishte shumë të drejtë në arsyetimin ligjor përballë improvizimit të zotit Rama. Cakaj së bashku me tre katër të tjerë në atë qeveri mekanike e bën të gjithën të duket si improvizim” – u shpreh Lela.

Ai tha se kryeministri nuk mund të çojë këdo për ministër para presidentit dhe për më tepër që kandidatura e Gent Cakajt nuk ishte serioze.

“Dokumenti që zoti Meta ka paraqitur tregon dështimin e kandidaturës dhe të reformës në Drejtësi kur shohim sesi DSIK ka bërë një verifikim për 24 orë” – tha Alfred Lela në emisionin ‘Java në RTSH’.

Next Post
Ndryshimi i emrit/ BE & NATO: Maqedonia e vendosur të ecë përpara!

Ndryshimi i emrit/ BE & NATO: Maqedonia e vendosur të ecë përpara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In