• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Dy momente spiunazhi nga ambasada në Tiranë

by Java News
15/03/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka pohuar për herë të parë në Java në RTSH dy momente të verifikuara sesi një ambasadë e huaj në Tiranë është përfshirë në spiunazh. Pa përmendur se cila është ambasada, por duke treguar vendndodhjen e saj në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, Vangjeli thotë se ato janë të lidhura me protestat e vjeshtës 2013 kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri dhe me vizitën e Atit të Shenjtë, një vit më pas, shtator 2014, në Tiranë.

Ka dy momente të verifikuara të ndërhyrjes direkte dhe shumë të fortë të një ambasade vendi jo aleat me Shqipërinë në veprimtari të mirëfillta jo-diplomatike. Por për to nuk është folur kurrë dhe Java në RTSH I dëshmon sot për herë të parë, të konfirmuara nga burime të besueshme, vendase dhe të huaja.

Hera e parë ka qenë gjatë protestave masive kundër Edi Ramës, në vjeshtën e vitit 2013 për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Politikanë periferikë, personazhe të njohur të shoqërisë civile dhe njerëz të medias, kanë pasur kontakte të parregullta me pjestarë të kësaj ambasade, e cila ishte e interesuar që një gjë e tillë të mos ndodhte, siç edhe ndodhi me atë operacion të inicuar nga amerikanët dhe në interes strategjik të vetë NATO-s. Asgjësimi i armëve kimike siriane ndodhi në anën tjetër të Adriatikut, në Itali pa absolutisht asnjë incident.

Hera e dytë ka qenë pak ditë përpara vizitës në Atit të Shenjtë në Tiranë. Papa Françesku do të zbriste në Shqipëri në shtator 2014, por përpara tij, shërbimet sekrete shqiptare të asistuara shumë fort nga partnerët ndërkombëtarë, kryen rikonicion në rrugët që pritej të kalonte Ati i Shenjtë. Në këtë ambasadë, që ndodhet pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u zbulua prania e një pajisjeje përgjuese të papërshtatshme për veprimtari  normale diplomatike.

Pak kohë më pas, një diplomat i kësaj ambasade, zëvendës atasheu ushtarak i saj, shqipfolës i shkëlqyer, u kërkua të largohej si person non grata nga vendi për shkak të veprimtarisë së papërshtatshme që zhvilloi pranë një aktiviteti të NATO-s në Tiranë. Kohë më pas, të njëjtin fat e pati edhe shefi I tij, por incidenti nuk u bë publik.

Java në RTSH po e tregon një gjë të tillë sot për herë të parë. Këtë javë, në komisionin e sigurisë në parlament, kreu i SHISH Helidon Bendo mbajti një raport konfidencial për shqetësime në fushën e sigurisë në vend.

Raporti ishte konfidencial dhe mbledhja u bë me dyer të mbyllura.

Next Post
Zbulohet roli i policit Lohja në grupin e fajdeve të Shkodrës

Zbulohet roli i policit Lohja në grupin e fajdeve të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

“Sa të jem kryeministër nuk ka Palestinë”, Netanjahu ngre zërin kundër Trump: Refuzojmë planin për Gazën

August 10, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

August 10, 2026
Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com