• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Loja e mesazheve të ISIS

by
07/06/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Prej ditësh mediat shqiptare dhe ato të rajonit (por edhe shtypi europian), i kanë dhënë jeohën disa mesazheve video apo në rrjetet sociale, që Shteti Islamik ka hedhur në drejtim të gadishullit ballkanik. Ka qenë një përzierje fytyrash, gjuhësh dhe  kërcënimesh, të cilat transmetoheshin në cilësi të lartë figure, të përkthyera dhe me përpunim grafik për t’u pasur zili edhe nga studiot profesionale. Në to shfaqen dy shqiptarë, një imam nga Pogradeci dhe një i ri nga Gjilani. Edhe ata të përzgjedhur me kujdes, në mënyrë që mesazhet e tyre të sensibilizojnë të dyja anët e kufirit shqiptaro-kosovar.

Kur lexon reagimet që pasuan video-mesazhin e ISIS në shqip, kupton se qëllimi është arritur. Zhurma që shkaktuan mesazhet qe e madhe. Në Javanews.al kemi qenë ndër të parët që kemi publikuar fillimisht videon në fjalë, e më pas një dialog me Almir Dacin përmes rrjetit Facebook. Kemi marrë reagime të ndryshme nga lexuesit, tek të cilët dilema nëse është më mirë ose më keq përhapja e këtyre informacioneve, është gjithmonë e pranishme. Kemi vepruar ashtu si shumë media të tjera në Shqipëri dhe Kosovë. I kemi publikuar, në respekt të misionit të informimit të paanshëm e objektiv.

Përtej rolit të mediave, në këtë luftë propogandistike që zhvillohet në distancë prejmijëra kilometrash, qëndron objektivi i vërtetë i kësaj beteje mediatike. Që është ai i përzgjedhjes së mesazheve nga Shteti Islamik, për pjesë të ndryshme të botës, sidomos Europës, për faktorizimin e ideve dhe të qëndrimeve të tij. Ballkani është një portë preferenciale e ISIS drejt kontinentit të vjetër. Artikulli i sotëm i “Welt am Sontag” e nënvizonte më së miri këtë rrethanë. Për pasojë, nuk ka pse të habitemi që në internet apo Youtube shfaqen fytyra deri dje aninome, me mesazhe kërcënuese të tipit “Bëni gati arkivolet”. Strategjia e ISIS është e bazuar në një pjesë të mirë mbi intimidimin e publikut, por në fund të fundit kjo është një luftë nervash. Në të cilën ne shqiptarëve na takon të jemi të durueshëm dhe të qetë.

Next Post

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag”: ISIS po infiltron Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com