• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus/ Mustafaj apel Bashës: Hiqja vetes dhe PD-së këtë njollë!

by Java News
14/03/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i konsideron si shpifje akuzat e qeverisë për lidhje të fshehta të lidershipit të PD-së me Rusinë. Mustafaj deklaron se drejtimi i vetëm që PD-ja ka pasur nga krijimi i saj dhe që do të vijojë të ketë gjithmonë, është ai pro perëndimor dhe pro amerikan.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Partia Demokratike e ka provuar veten si një forcë pro europiane, duke e integruar vendin në NATO dhe liberalizimin e vizave.”Partia Demokratike ka qenë, është dhe nuk ka asnjë shans që të jetë ndryshe, përveçse një parti pro perëndimore, pro europiane dhe pro amerikane.

Partia Demokratike është një parti që e ka treguar me prova historike vendosmërinë e saj për ta çuar Shqipërinë në këtë drejtim. Le të kujtojmë se integrimin në Këshillin e Europës e ka bërë PD, gjithashtu integrimin në NATO, liberalizimin e vizave. Në gjykimin tim, të gjitha këto sulme që i bëhen për prirje apo lidhje të fshehta me Rusinë, janë absolutisht obstruksione dhe shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik. Këto shpifje nuk kanë asnjë lidhje as me frymën e bazës së Partisë Demokraitike, as në aspiratat e saj dhe as në lidershipin e saj”, deklaron Mustafaj.

HETIMI

Sipas themeluesit të PDsë dhe ish-ministrit të Jashtëm, e vetmja rrugë përmes së cilës lidershipi i Partisë Demokraitke do të mund të çlirohet nga këto akuza, do të jetë zbardhja e kësaj çështjeje në Prokurorinë e Përgjithshme. Mustafaj i kërkon Bashës dhe lidershipit demokrat t’u shkohet deri në fund hetimeve për t’ia hequr këtë njollë që po kërkon t’i vendosë PD-së Kryeministri Rama.

“Partia Demokratike dhe lidershipi i saj gjenden përballë këtij sulmi dhe duhet ta përballojnë. Unë nuk jam aspak i mërzitur përse këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të zbatojnë detyrimet e tyre me seriozitetin që kërkohet, duke shkuar në organin e akuzës për të bërë transparencën e duhur për ato fakte “Fake” apo të vërteta, që serviren në shtypin amerikan dhe që riartikulohen pastaj me zell nga Kryeministri Rama dhe e gjithë shpura e tij. Nuk ka asnjë rrugë tjetër që Partia Demokratike dhe lidershipi i saj t’ia heqin vetes këtë njollë, përveçse duke e zbardhur për opinionin publik, por edhe ligjërisht për institucionet e drejtësisë”, thekson Mustafaj.

Si themelues i PD-së, Mustafaj i kërkon kreut të PD-së t’i shkojë deri në fund zbardhjes së akuzave të prodhuara në shtypin e SHBA-së dhe të riartikuluara nga Kryeministri Rama në Shqipëri. Ishministri i Jashtëm e mbështet lobimin që PD-ja ka bërë në fushatë, duke kujtuar se kjo është një praktikë e ndjekur në shumë vende të tjera të botës.

“Lobimi në SHBA është një praktikë e njohur për të gjithë forcat politike në Shqipëri, por në përgjithësi edhe për opinionin ndërkombëtar, që shohin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një faktor edhe për zhvillimet politike brenda vendit të tyre. Në këtë pikë, edhe Partia Demokratike nuk bën përjashtim. Unë nuk dua të bëj supozime për sa kohë këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Unë besoj se do t’i shkohet deri në fund. Unë, si anëtar i Partisë Demokratike, si themelues i saj, kërkoj absolutisht me vendosmëri që lidershipi i PD-së në emër të interesave të demokratëve dhe interesave të Shqipërisë dhe të kauzës që përfaqëson PDja, të bëjë transparencë të plotë me sinqeritet dhe ndershmëri për këtë çështje”, përfundon Mustafaj. PANORAMA

ma.me

Next Post
Anulohet rritja e çmimit për siguracionet e makinave

VENDIMI/ Kush janë 206 të dëmtuarit nga makinat që përfitojnë 230 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In