• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lleshaj nga Kruja: Kanabisi çështje e mbyllur, tani të ndalojmë guroret

by Java News
20/03/2019 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me përfaqësues të pushtetit vendor të Krujës, drejtues të strukturave të Policisë, autoritete të mjedisit dhe Inspektorate të tjera në Qark. Në fokus të takimit ishin çështje të sigurisë, mbrojtja mjedisore dhe lufta kundër kultivimit të kanabisit. Ministri deklaroi se kultivimi i kanabisit është një çështje e mbyllur përfundimisht dhe paralajmëroi të gjithë autoritetet lokale të kenë angazhim të plotë në përputhje me detyrat që përcaktohen nga Plani Kombëtar Antikanabis.

“Shqipëria është e angazhuar botërisht, që të dalë nga harta e kanabisit. E kemi arritur, por duhet të jemi të qëndrueshëm që kjo punë të vijojë. Plani Kombëtar Kundër Kanabisit parashikon detyra të qarta për të gjithë institucionet. Institucioni i fundit të cilit i drejtohet Plani, është Policia. Policia ka për të bërë vetëm një pjesë të punës, pjesën e ligj zbatimit. Ndërkohë që pjesën tjetër, kontrollin e territorit duhet ta bëjnë institucionet e tjera, sensibilizimin e qytetarëve duhet ta bëjnë institucionet e tjera. Do të kërkoja shumë prej të gjithë administratorëve lokalë, nga bashkia, nga njësitë administrative, nga kryepleqtë që të kuptojnë mirë këtë thirrje,” tha ndër të tjera ministri Lleshaj.

Pas aksioneve të fundit të Task Forcës ndërministrore, ku u bllokuan 12 gurore në zonën e Krujës, Ministri apeloi për ndalimin përfundimtar të shkatërrimit të mjedisit.“Është zhvilluar një industri e guroreve, e zhavorrit, e inerteve e të tjera me radhë dhe pasojat e kësaj ju i shihni vetë. Ajo që është bërë është vështirë të zhbëhet më. Por kjo punë duhet të stopohet, të ndalohet njëherë e përgjithmonë. Dhe pastaj, të gjitha institucionet përkatëse, qofshin ato lokale, qofshin këto qendrore, duhet të marrin masa për rikuperimin e gjendjes, aq sa mund të rikuperohet,” tha ministri i Brendshëm.

Prokurori i Rrethit theksoi se kontrolli i territorit nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit. Ai u shpreh se për gjithë autoritetet përgjegjëse për territorin, do të mbahet një qëndrim i prerë dhe i rreptë, në respekt të ligjit.

/g.kosovari

Next Post
Lufta kundër korruspsionit, Gjonaj: 13 masa disiplinore për doganerët e degës së Tiranës

Lufta kundër korruspsionit, Gjonaj: 13 masa disiplinore për doganerët e degës së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com