• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër korruspsionit, Gjonaj: 13 masa disiplinore për doganerët e degës së Tiranës

by Java News
20/03/2019 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se angazhimi i qeverisë shqiptare në konsolidimin e luftës kundër korrupsionit, si prioritet numër një në listën e prioriteteve, tregohet qartë me rezultatet konkrete që po prodhon.

Këto deklarata ministrja Gjonaj i bëri në raportin e luftës anti korrupsion duke theksuar se përtej zhurmës dhe tymnajës së qëllimtë, qytetarët shohin dhe vlerësojnë çdo ditë se si kjo maxhorancë qeverisëse po punon për të luftuar korrupsionin nëpërmjet ndërtimit të një administrate model në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.

“Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me punën duke ushtruar kontroll në bazë të indicieve dhe ankesave të qytetarëve në platformën shqipëriaqëduam.al. Është ushtruar kontroll në Degën Doganore Tiranë, lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore. Nga kontrolli janë evidentuar disa shkelje dhe në përfundim të kontrollit u rekomanduan 13 masa disiplinore: – Masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore. – Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore”, deklaroi Gjonaj.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se janë rekomanduar dhe 17 masa administrative, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së institucionit si dhe vendosjen e kësaj veprimtarie në kushtet e ligjshmërisë së plotë.

Gjonaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë të kontribuojnë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit, duke denoncuar në organet ligjzbatuese dhe në platformën e bashkëqeverisjes çdo rast korrupsioni, pasi çdo sinjalizim i tyre do të dëgjohet me vëmendje dhe do të verifikohet.

/g.kosovari

Next Post
Dervis Arapi flet nga emigracioni: Me vrasjen e Jurgen Kurtit u përmbush ‘vullneti Zotit’

Dervis Arapi flet nga emigracioni: Me vrasjen e Jurgen Kurtit u përmbush 'vullneti Zotit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com